Home Aktualitet Gjergj Bojaxhi shkarkohet nga Inspektoriati i Ndertimit

Gjergj Bojaxhi shkarkohet nga Inspektoriati i Ndertimit

398
0

Gjergj Bojaxhi është shkarkuar nga detyra e kreut të Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Erjon Softa emërohet në vend të tij.

Sipas të dhënave të parë ky ndryshim është pjesë e marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi dhe Unitet.

Largimi i Bojaxhiut vjen në një ditë, që ka nisur dhe aksioni i ri për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Hamallajt, në Durrës.

Gjergj Bojaxhi u emërua në krye të këtij inspektoriati në prill të vitit 2010. Ndërsa, Softa më parë ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Policisë Ndërtimore të Tiranës.

Gjithashtu është shkarkuar edhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Kreshnik Bozho. Në pozicionin e tij gjithashtu do të emërohet një përfaqësues i PDU-së.

Ndryshimet e bëra së fundmi i përkasin Ministrisë së Transportit, pasi një ditë më parë u emëruar zëvendësministër i këtij dikasteri Ylli Manjani, në vend të Ilirjan Muhos.

Previous articleKLD, Spahiu: Ndryshimet masive te kombesise cënojnë sovranitetin
Next articleGjykata e Tiranes jep masen “Burg pa afat” per gardistin Agim LLupo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here