Home Aktualitet Shperthimet ne Tirane, Didi: Jane vendosur nga e njejta dore

Shperthimet ne Tirane, Didi: Jane vendosur nga e njejta dore

592
0

didiKreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka dhënë të dhënat e para gjatë një konference për shtyp sot në lidhje me tre eksplozivet, dy prej të cilave shpërthyen në orët e para të mëngjesit të djeshëm në kryeqytet, ndërsa një i tretë u çaktivizua nga RENEA. Didi deklaroi se dyshohet se dy eksplozivet ai te farmacia e Bashkim Tahirit dhe te “Vasil Shanto”, pranë stacionit të autobusit janë vendosur nga e njëjta dorë.

Kreu i policisë së Shtetit Artan Didi gjatë  konferencës për mediat ka bërë me dije ecurinë e hetimeve për ngjarjet e ndodhura një ditë më parë në kryeqytet ku që në orët e para ndodhën tre shpërthime me eksploziv. Didi sqaroi se për të tre rastet Policia e Shtetit në bashkëpunim me strukturat e tjera është duke u hetuar.

Ndërsa ka deklaruar se këto akte kërkojnë të nxisin pasigurinë në vend Artan Didi ka theksuar se hetimet janë drejtuar drejt autorëve të këtyre ngjarjeve, por edhe kush e armatos dorën e kriminelëve ndaj familjarëve të atyre që janë në qendër të luftës ndaj krimit.

Didi: Shpërthimi i parë në farmacinë e Bashkim Tahirit në orën 02:50

shperthim-tahiri-babai
“Në ngjarjet me eksploziv e datës 10 shkurt 2015 në Tiranë janë evidentuar  2 ngjarje me shpërthim eksplozivi dhe një e mbetur në tentativë, e para në farmacinë e Bashkim Tahirit, rreth orës 02:50. pas njoftimit shërbimi i policisë shkoi në vendngjarje dhe nisi proceduarat për zbulimin ne ngjarjes dhe rezultoi se në pjesën e jashtme të kondicionerit është vendosur eksploziv si dhe është dëmtuar kondicioner. Nga masat e marra dhe këqyrja në vendngjarje rezulton se lënda plasëse është e llojit tritol në masën 400 gr me komandim në distancë nga celulari.”- tha Didi.

Didi: Shpërthimi i dytë në orën 03:56, në banesën e efektivit

shperthim-tahiri-babai1
“Në orën 03:56 eksplozivi i dytë ishte vendosur në rrugën Arben Minga tek pallati nr 47/7 në banesën e  Alfred Lumanit policia shkoi në vendngjarje dhe u ngrit grupi hetimor me specialistë dhe u konstatua se në katin e 5 kishte shpërthim. Nga verifikimi rezultoi se Numani nuk kishte njerëz në banesë. Nga rezultoi se u konstatua se ngarkesa ishte në parapetin e shkallëve në larg 1 m nga dyshemeja shenja bloze në tavan dhe rrëzimi i murit mbrojtës mes dy kateve. Dy fitila të djegura dhe me karakter të barutit të djegur. Lloji tritol 400 gr shpërthimi me fitil përcjellës.”-tha Didi

Didi: Në orën 06:10 u konstatuan 2 kallëpe tritoli pranë urës te ‘Vasil Shantos’
““Në 06:10 pika e kontrollit u njoftoi se në stacionin pranë urës Vasil Shanto kishte pako të dyshimtë. Gjetën pako të mbështjellë she njoftuan sallën operative dhe përgjegjësit që larguan qytetarët deri në mbërritjen e ekspertëve. Shpërthimi i komanduar nga Renea. Nga këqyrja u sekuestro 1 pako me lëndë të ngjashme me tritol rreth 400 gram dhe prova të tjera.”- tha Didi.

Shpërthimet, Didi: Tentohet të nxitet pasiguria, hetim edhe kush i armatos 
“Ngjarje të tilla synojnë të nxisin pasigurinë dhe frikën nëpërmjet fijeve të krimit. Ata duan të krijojnë përshtypjen e një situate destabiliteti. Kjo është frymë ndërgjegjësimi që përfshin të gjitha strukturat. Hetimet janë drejtuar drejt autorëve të këtyre ngjarjeve por edhe kush e armatos dorën e kriminelëve ndaj familjarëve të atyre që janë në qendër të luftës ndaj krimit. Policia e vendosur të ndalojë çdo akt të tillë do zbulojnë autorët, jemi në kontroll të situatës, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët për zbulimin e veprave kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here