Home Aktualitet Tirane, taksia godet 62-vjecaren, humb jeten ne spital

Tirane, taksia godet 62-vjecaren, humb jeten ne spital

882
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Sipas qytetarëve dëshmitarë në vendngjarje, një qytetare ka qenë duke kaluar semaforin me të kuq dhe taksia ka ardhur me shpejtësi të madhe, pa pasur mundësi të ndalojë.

JOQ.al raporton se ambulanca është vonuar më shumë se 15 minuta, ndërkohe qytetarja është dërguar në gjendje të rëndë.

“Ka prerë rrugën me semafor të kuq, personi i aksidentuar. Ngjarja te rruga e re pa vajtur në Kombinat. Taksia me shpejtësi në momentin që semafori është bërë jeshil. Policia nuk kishte ç’të bënte dhe pse erdhi direkt, por e shikonin si po jepte shpirt. Ajo po dridhej. Jam munduar të kap videon fshehtas, kurse ambulanca ka vonuar deri në 15 minuta”, – shkruan qytetari.

Deklarata e policisë

Më datë 04.06.2017, rreth orës 14:20, në rrugën “Besim Alla”, automjeti tip Mercedes Benz taxi, me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar shtetasen V. K., 62 vjeç, e cila pasi është dërguar në S.Q.U., ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here