Home Aktualitet AMA bllokon dhenien e licensave televizive per Klan, TCh e Digitalb

AMA bllokon dhenien e licensave televizive per Klan, TCh e Digitalb

567
0

Pas një mungese prej më shumë se një viti, për shkak të mosarritjes së korumit për të zhvilluar mbledhjet, Autoriteti i Mediave Audiovizive vendosi sot (e hënë)  mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit për Top Channel, Tv Klan, Digitalb dhe Supersport.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, AMA bën me dije se në mbledhjen e zhvilluar me prezenën ë krytarit të AMA-s, Gentian Salaj, zëvendëskryetarit Sami Neza dhe anëtarëve, Gledis Gjipali, Piro Misha, Suela Musta dhe Zylyftar Bregu, AMA vendosi mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audiviviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest, pasi nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licencave, pra pesë vota, bazuar kjo në nenin 19, pika 1 i ligjit 97/2013,  ku AMA lëshon dhe heq licencat me shumicë të cilësuar.

Në njoftimin zyrtar të AMA-s, aqarohet se zëvendëskryetari Sami Neza dhe anëtarja Suela Musta vendosën për rrëzimin e aplikimit të subjekteve Top Channel Sh.a, Tv Klan Sh.a, Digitalb Sh.a dhe Supersport Sh.a, bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, sipas të cilit licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni, e përcaktuar në nenin 136 të ligjit 97/2013. Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike është data 17.06.2015.

Për këtë arsye nënkryetari Neza dhe anëtarja Musta kërkojnë që procedura e jashtëligjshme të pezullohet dhe të lejohet garë e hapur për licensimin e operatorëve sipas nenit 70 të ligjit “Aplikimi për licencat e rrjeteve numerike” dhe nenit 71 “Shqyrtimi i aplikimeve për dhënien e licencës së rrjeteve numerike”.

Ndërkohë AMA, sipas tyre duhet të zbatojë dispozitat e ligjit nr.97/2013 për pronësinë shprehur në nenin 62, pasi operatorët “Digitalb”dhe Tv-Klan” nuk respektojne kërkesat e ligjit në lidhje me pronësinë.

Dy votat kundër në AMA, janë pikërisht të 2 anëtarëve, që prej më shumë se një viti nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjet e këtij autoriteti, duke djegur edhe afatet kohore të paraqitura në nenin 136 të ligjit për mediat, të cituar mësipër.

Qartësisht edhe këtë herë politika vazhdon të mbajë peng çdo sferë të jetës në Shqipëri. Ashtu si në periudhën 2005-2008, kur po me votë politike licenca kombëtare private e Top Channel u bllokua sistematikisht, edhe sot në vitin 2016, e njejta votë politike e ndarë, është duke bllokuar një realitet kombëtar dhe ndërkombëtar siç janë Top Channel dhe Digitalb.

Ndër të tjera vendimi i AMA-s vjen në të njejtën ditë, kur Partia Demokratike, nëpërmjet anëtarit të komisionit të medias Luçiano Boçi, i ka dalë në mbrojtje ish-drejtuesës së AMA-s, Endira Bushati, e cila pak ditë më parë është proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

“Sot sërish nën urdhrat e partisë, kujtohet pas 2 vitesh për të dërguar për gjykim anëtaren e Kryesisë së PD-së, kryetaren e Departamentit për Administratën Publike, Endira Bushati. Ky procedim penal i nisur që në vitin 2014 që në fillimet e tij kishte vetëm një qëllim: mjetin e fundit për të kapur Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe shkarkimin e paligjshëm të kryetares së atëhershme të AMA-s. Kjo, jo vetëm është qesharake nga pikëpamja juridike, por dëshmon dhe se prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim, por vetëm është përdorur  politikisht”, deklaroi Boçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here