Home Aktualitet BE i thote PO statusit per Shqiperine

BE i thote PO statusit per Shqiperine

674
0

brukseliBashkimi Europian vendos t’i hapë dritën jeshile Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, duke vendosur sot pro statusit të vendit kandidat. 28 ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian kane vendosur unanimisht pro statusit per Shqiperine, duke vleresuar reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare. Komisioneri Europian per Zgjerimin, Stefan Fyle foli shqip ne Twitter, kur njoftoi kete vendim pozitiv per Shqiperinë.

Ora 11:40

“Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë”, shkruan eurokomisioneri Fyle në shqip në një status në rrjetin social Twitter.
fule status twitter

Rama: Krenar që ja dolëm të gjithë bashkë
rama-twitter1
Ora 11:45 I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas konfirmimit nga Komisioneri për Zgjerim në BE Stefan Fyle se Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. “Sa fola me Stefan Fulen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë e sigurisht PS-LSI. Faleminderit e mirënjohje për gjithe ju” shkruan kryeministri rama në rrjetin social Twitter

Gjermania: Shqipëria ka bërë hapa përpara, sot do të arrihet konsensusi
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur drejt integrimit europian. Sot do të vendosim për statusin kandidat të Shqipërisë. Shqipëria ka shënuar hapa përpara në luftën kundër korrupsionit, në sundimin e ligjit dhe ne duhet të vlerësojmë për këto arritje. Ne presim që të ketë progres të metejshëm për të vazhduar me reformat. Shqipëria i ka plotësuar kërkesat tona për marrjen e statusit kandidat. Unë mendoj për marrjen e statusit kandidat dhe se do të arrijmë në konsensus sot”, tha Michael Roth, ministër shteti i Gjermanisë.

Italia: Pro statusit, të përshpejtojmë anëtarësimin e Shqipërisë
“Sigurisht, mendojmë se është thelbësore të njohim statusin kandidat dhe të përshpejtojmë procesin e antarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor duke filluar nga Shqipëria”, tha Sandro Gozi, sekretar pergjegjes në ministrinë e jashtme të Italisë

Krocia: Do të votojmë pro statusit
Ora 09:55 Edhe Kroacia ka shprehur qëndrimin përkrahës ndaj statusit të Shqiqërisë. Para fillimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE, ministrja e Kroacisë, Vesna Pusiç tha se Zagrebi zyrtar mbështet statusin e kandidatit për Shqipërinë. “Ne do ta mbështesim fort Shqipërinë dhe shpresojmë që që ajo do ta marrë statusin”, u shpreh ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiç

Përse kaq vonë, pasi Serbia i ka fituar kohë më parë megociatat?
“Ne jemi mbledhur soty për të siguruar statusin kandidat të Shqipërisë. Mendojmë se Shqipëria e meriton statusin bazuar në atë çfarë ka bërë për të fituar atë. Shpresoj të arrijmë në një konsensus të gjithë dhe të vendosim, pasi është një hap i madh përpara për antarësimin dhe ajo e ka merituar”.

Austria: Shqipëria në rrugën e duhur, gati për statusin
“Ne të gjithë mendojmë që marrja e statusit për Shqipërinë do të jetë pozitive. Shqipëria në vitet e fundit ka treguar që është gati të plotësojë reformat e kërkuara. Ëshë në rrugën e duhur, megjithese rruga për marrjen e stausit është shumë e gjatë. Ky është hapi tjetër në marrjen e reformave”, u shpreh Sebastian Kurtz, ministër i jashtëm i Austrisë.

Luksemburgu: Statusi, i mundur!
Ora 09:30 “Statusi i Shqipërisë, mendoj që është i mundur, do të bëjmë më të mirën tonë”, tha ministri i Jashtëm i Luksemburgut.

Venizellos: Qëllimi ynë, gjetja e konsensusit për statusin e Shqipërisë
Ora 08:16 Ndërsa Shqipëria pret të marrë përgjigjen ditën e sotme për statusin kandidat, Ministri i Jashtëm grek Eleftherios Venizellos, që mban edhe presidencën e radhës të Bashkimit Europian, në një prononcim për mediat para fillimit të mbledhjes, tha se qëllimi i vetë Presidencës greke është gjetja e një konsensusi për statusin e Shqipërisë.

Rama: Fillimrruga në vitet ’90, sot Shqipëria pret statusin
Ora 08:15 Shqipëria pret vendimin për statusin kandidat, dhe në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje fillimin e rrugëtimit evropian të vendit tonë, që pas rënies së komunizmit. Përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet se filloi rrugën e saj drejt Europës në vitet ’90 me protestat në Qytetin Studenti, e ndërsa sot pret vendimin për statusin e vendit kandidat, pas një rekomandimi të pakushtëzuar të KE-së në fillim të qershorit.

“Dhjetor’90 ne fillimrrugen per Shqiperine si gjithe Europa ne qytetin Studenti. Sot ne pritje te statusit kandidat…” shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ky vendim pritet të jepet nga 28 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa votimi duhet të jetë unanim, pra ‘po’, pasi vetëm një votë kundër, do ta penalizonte Shqipërinë. Vendi ynë aplikoi për marrjen e statusit kandidat në Prill të vitit 2009.

Vendimi per statusin duhet unanim nga te 28 ministrat e Jashtem te BE
Ky vendim pritet të jepet nga 28 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa votimi duhet të jetë unanim, pra ‘po’, pasi vetëm një votë kundër, do ta penalizonte Shqipërinë. KE në fillim të muajit rekomandoi pa asnjë kusht statusin për Shqipërinë, vendim që u përcoll nga vetë eurokomisioneri Stefan Fyle pas takimit të tretë të dialogut të nivelit të lartë në Tiranë. Vendi ynë aplikoi për marrjen e statusit kandidat në Prill të vitit 2009.

Shqiperia drejt statusit, “bien” skeptiket, rritet mbeshtetja
Shqipëria shkon drejt vendimit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, me më pak skeptikë ndaj integrimit të saj. Franca, Gjermania, Holanda, si vende të cilat në Dhjetor dhanë votën kundër statusit kanë ndryshuar qëndrim duke u radhitur mes vendeve që tashmë mbështesin Shqipërinë në këtë rrugëtim të gjatë dhe të vështirë drejt anëtarësimit në BE. Që nga dhjetori i vitit të kaluar kur vendet e BE e shtynë dhënien e statusit për në qershor të këtij viti, qeveria shqiptare loboi fort tek vendet skeptike, ku mori mbështetje nga Holanda e Gjermania.Në krye të të gjithë këtij lobimi u vu vetë kryeministri Edi Rama, i mbështetur nga gjithë kabineti qerveritar e në veçanti ministri i Jashtëm Bushati, e Integrimit Gjosha, ministrja e Mbrojtjes Kodheli që ishte në Francë dhe në veçanti ministri i Brendshëm Tahiri që përpos lobimit realizoi atë aksion spektakolar kundër drogës në Lazarat, duke realizuar në këtë mënyrë shembjen e kësaj persandorie të drogës në Shqipëri që na kishte penalizuar fort.

Dhe Franca, përmes ambasadores Christine Moro shprehu qëndrimin pozitiv në mbështetje të integrimit të vendit tonë. Sipas saj “Vendimi për mbështetjen e Shqipërisë është kolektiv dhe do të merret nga Këshilli Evropian. Shqipëria po shkon drejt statusit”. Moro nuk ka lënë pa përmendur as aksionin e fundit të policisë në Lazarat duke e cilësuar atë si pozitiv dhe shumë të rëndësishëm.

Londra është e lëkundur e ndërsa mediat e këtij vendi shkruajnë se do të jenë pro; ndërsa skeptike mbetet ende Danimarka që nuk dihet se çfarë qëndrimi do mbajë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave të BE. Lituania, Spanja e Suedia e kanë konfirmuar mbështetjen.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Antanas Linkvicius tha se mbështet pa kushte statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Megjithatë ai tha se vendimi merret me një votë unanime. Edhe ministri i jashtëm i Spanjës, José António Garsia-Margallo tha se ka një vendim pozitiv për Shqipërinë, por ende nuk kanë marrë një vendim.

Githashtu edhe ministri i jashtëm suedez Carl Bildt ka mbështetur dhëninen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Ështe e drejtë. Shqipëria, vitet e fundit, ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme. Statusi i kandidatit është i domosdoshëm pikërisht që këto reforma të iniciuara të kenë një vijimësi. Për ne është e rëndësishme, sepse ne kemi lidhje të ngushta me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dëshirojmë që ndaj këtyre vendeve të rajonit të ruhet dhe të njihet perspektiva e integrimit europian”, tha Kurc, ministër i Jashtëm i Austrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here