Të lexosh më shumë libra, të mësosh gjuhë të tjera, të bësh ushtrime fizike, të kalosh më shumë kohë me gjysmën tënde, janë objektiva që ndonjëherë përfundojmë duke i shtyrë për më vonë.
Veç punës dhe aktiviteteve të tjera të përditshme duket se nuk na mbetet kohë e nevojshme për të organizuar kohën e lirë. Për këtë Google në kalendarin e tij ka shtuar funksionin Goals, objektivat. Mjafton ti propozojmë Google-it ato që duam të bëjmë dhe kur duam t’i bëjmë dhe kalendari do të na sugjerojë se çfarë të bëjmë sapo të kemi kohë të lirë.
Përdoruesi mund të zgjedhë aktivitetin, sa herë në javë dëshiron të ushtrojë atë aktivitet, dhe në çfarë ore të ditës. Aplikacioni autamtikisht kontrollon kohën e lirë nga puna dhe të vendos këtë aktivtet në axhendë, dhe e zhvendos nëse keni një tjetër impenjim apo vendosni ta shtyni. Kjo e re vjen me ditëlindjen e Calendar, i cili në 12 prill fiku 10 qirinj.