Home Aktualitet Shperthim me tritol te rruga e Kavajes, nuk ka te lenduar

Shperthim me tritol te rruga e Kavajes, nuk ka te lenduar

479
0

tritol-rruga-kavajesNjë automjet ka shpërthyer rreth  me lende eksplozive rreth orës 22:05 pranë “Rrugës së Kavajës” në Tiranë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Policia bën me dije se mjeti i shpërthyer është tip “Fiat Punto” me targë AA501IC. Nuk raportohet për persona të lënduar. Motivet për ngjarjen ende nuk dihen.

Identiteti i pronarit të mjetit nuk bëhet i ditur. Ekspertet xheniere, efektivë të policisë gjyqsore dhe drejtuesit më të lartë te policise se Tiranes dhe prokurore ndodhen ne vendngjarje. Automjeti ka qene i parkuar ne nje rruge dytësore në zonen përballe xhamisë. Eksplozivi është vendosur në krahun e shoferit dhe nga shperthimi automjeti ka demtime të shumta. Fatmireëisht në kohën e shpërthimit nuk ka pasur kalimtarë në rrugë. Kanë qenë banorët e pallateve përreth ata që kanë telefonuar policinë pasi kanë degjuar zhurmën e shpërthimit.

Pas hetimeve paraprake mendohet se automjetit i është vendosur rreht 150-200 gram tritol. Mjeti dyshohet se u përket dy shtetasve Italianë .

Në po të njëjtën zonë ditën e sotme policia zbuloi një serial armësh dhe bombash me eksploziv të telekomanduar në banesen me qira të Juljan Sinanaj person  që dyshohet se është autor i mbi 20 vrasjeve me pagesë si dhe veprave të tjera penale të rënda në shtetin grek.

Previous articleArrestohet serial killeri, ka marrë pjesë në sulme me bomba
Next articleTransporti urban ne greve, paralizohet Tirana

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here