Home Aktualitet Tiranë, vdes nga korenti, largohet trupi pa e verifikuar policia

Tiranë, vdes nga korenti, largohet trupi pa e verifikuar policia

444
0

Policia e Tiranës njofton për një ngjarje aspak të zakontë. Një person ka humbur jetën pas rënies në kontakt me korentin, por trupi i tij nuk është mundur të verifikohet nga policia.

Me të marrë vesh lajmin e hidhur, familjarët nuk kanë pritur që kufomës ti bëhej ekspertiza, por e kanë larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Për pasojë policia e Tiranës ka shpallur në kërkim mjetin me të cilin është marrë kufoma, një Benz më targa TR 7512, ndërsa ka nisur hetimet për ta zbardhur këtë ngjarje aspak të zakontë.

Sipas burimeve të policisë nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaku pse familjarët e kanë marrë trupin pa u kryer procedurat përkatëse. Ndërsa rënia e viktimës në kontakt me korentin, dyshohet të jetqë bëra nga pakujdesia e tij.

Previous articleKalimash, fluksi i turisteve shton rradhen ne tunel 3 km
Next article5 biznesmene nga Tirana ne pranga, trafik droge ne Itali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here