Jemi mësuar të dëgjojmë për fluks e radhë makinash në doganat e Kapshticës, Kakavijës, edhe në portet kryesore të vendit, por këtë herë e njëjta situatë ka ndodhur edhe në hyrje të tunelit të Kalimashit.
Raportohet se një fluks tepër i madh mjetesh duan të kalojë këtë tunel, për tu kthyer në Kosovë. Radha e mjeteve arrin deri në 3 km, cka e bën edhe më alarmante situatën.
Sitiata paraqitet e rënduar prej disa minutash, ndërkohë që shkak për rëndimin e trafikut në këtë pikë kalimi, dyshohet të jetë bërë fluksi i madh i makinave që duan të kthehen sot në Kosovë, pasi kanë kaluar pushimet në plazhet shqiptare.
Vetëm ditën e sotme, rreth 15 mijë makina kanë kaluar tunelin e Kalimashit.
Diqka e natyrshme,per fluks te madh makinash,ne ket sezon veror,dhe e dobishme per popullin shqiptar,qe esht mundesu kjo afri kaq e madhe,por kerkohet qe edhe pjesa tjeter e tunelit dhe rruges se kombit te jet ne funksin te plot,per levizje sa me komode.