Tragjedia më njohur e Shekspirit do të ngjitet në skenën shqiptare këtë fundjave. Do të jetë premiera “Romeo dhe Zhulieta e cila do të nis të shfaqet që nga e premtja në mbrëmje në sallën e re të Teatrit të Metropolit. Regjisori Kico Londo ka preferuar të sjellë atmosferën e viteve 1500- 1600 me kostumete e detajet e periudhës. Londo është i binfur se publiku do të pëlqejë një “Romeo dhe Zhulietë” klasike.
“Do të vijë si tragjedi e Shekspirit duke mos guxuar për shkak të seriozitetit dhe përgjegjësisë për të mos prekur asgjë nga teksti, nga logjika… madje jemi përpjekur të zbulojmë poezinë e brendshme të Shekspirit e cila nuk vjen nga vargu. Do të vijë me surpriza nga loja e aktorëve, nga kostumet, nga muzika, nga salla që e shihni që është një sallë krejt e vecantë”, thotë regjisori Kiço Londo.
Në rolet e Romeos dhe Zhylietës do të interpretojnë artistët Lulzim Zeqja dhe Esela Pysqyli. Perkrah tyre do te luajne edhe aktore te rinj si Florian Agalliu e Besmir Bitraku, por pothuajse e gjithë trupa do të përbehet nga artistë të rinj. Kjo është një zgjedhje e Londos për ti dhënë hapsirë brezit të ri në skenë. Salla e re e Teatrit ku publiku do të ndjek tragjedinë është pakëzuar me emrin “Shekspir”.