Home Aktualitet Vazhdon operacioni antikanabis, qellohet kundra policise

Vazhdon operacioni antikanabis, qellohet kundra policise

666
0

operacioni-antikanabisPolicia e Shtetit vijon në ditën e dytë operacion masiv për asgjesimin e lëndëve narkotike kanabis sativa në zonat e thella malore të Qarkut Shkodër. Pas marrjes nën kontroll të fshatit famëkeq të hashashit, Lazaratit, efektivët e policisë kanë zbritur në terren në Komunat e Dukagjinit në Pult, Shalë, Shosh dhe Shllak ndërsa gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar 34 mijë rrënjë kanabis sativa. Në fillim të aksionit është qëlluar ndaj policisë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në ditën e dytë të operacionit në mbështetje të efektivëve të Shkodrës janë angazhuar edhe forcat e FNSH-se dhe RENEA.

Në këtë operacion janë angazhuar 160 forca policie, një helikopter i RENEA-s, dy helikopter të ushtrisë si dhe 15 automjete. Rreshjet e shiut kanë vështirësuar punën, megjithatë kjo sipas policisë nuk do të ndikojë në operacion.

Gjithashtu në terren janë dhe janë angazhuar edhe oficerë të policisë gjyqesore si dhe 12 ekspertë kriminaliste të policise Shkencore, që do të bëjnë të mundur dokumentimin ligjor dhe fiksimin e marrjen e provave materile në vendin e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here