Home Aktualitet I arratisuri Marian Kola vritet nga policia greke

I arratisuri Marian Kola vritet nga policia greke

927
0

marian-kolaPolicia greke ka publikuar informacione që lidhen me operacionin, ku mbeti i vrarë shqiptari i arratisur nga burgu i Trikalas Marian Kola.

Përleshja mes shqiptarëve të arratisur dhe policisë ndodhi rreth orës 4:00 pranë fshatit Vrosina të Sulit.

Policia konfirmon zyrtarisht se Marian Kola u qëllua për vdekje mëngjesin e datës 21 korrik 2013.

Sipas mjekut ligjor që kqyri trupin në vendngjarje, plumbi fatal që i mori jetën, qëlloi në shpinë nga një distancë 20-30 metra, duke prekur organet jetësore.
shqiptari arratiset nga burguvritet nga policia greke

Marian Kolës iu gjet një armë tip Kallashnikov, 2 krëhëra me 40 plumba, një pistoletë Glock me fishekë dhe një granatë e improvizuar. Pranë tij u gjet edhe telefoni celular, nga bisedat e të cilit policia pret të mësojë kush ishin bashkëpunëtorët e tij në këtë arratisje.

Po sipas njoftimit, nga plumbat e shqiptarëve u plagos në këmbë një polic, i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Janinës, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq vazhdon ndjekja për të arratisurin tjetër Ilir Kupa, i cili sipas policisë është i armatosur dhe fshihet në zonën përreth. Policia gjeti në vendngjarje një jelek antiplumb dhe një cantë me ushqime të gatuara, që janë lënë aty nga Ilir Kupa.

24 orë pas shkëmbimit të zjarrit ku gjeti vdekjen i arratisuri shqiptar Marian Kola, hetimet e policisë janë duke lëvizur në dy drejtime.
Objektivi i parë është të identifikohet dhe arrestohet Ilir Kupa që arriti të arratisej nga vendi i pritës dhe objektivi i dytë është analiza e gjetjeve nga vendi i betejës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here