Gjatë një interviste për emisionin “Joiz” në Zvicër këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora ka patur një bashkëbisedim mjaft të këndshëm me një fanse të saj në gjuhën shqipe.
Pas përfundimit të intervistës ku Ora ka rrëfyer rreth jetës së saj profesionale dhe private ka pritur edhe këtë telefonatë interesante: “Rita, a je mirë?”- thotë fansja. – “Po, mirë jam, pakëz nxehtë, por mirë jam”, – përgjigjet Rita në gjuhën shqipe.
Qysh po kalon?”, e pyet sërish fansja. “Qe, shumë mirë. A je vetëm aty?”, ia kthen këngëtarja Ora.
Ndërkohë me këto fjalë ndërpritet biseda me fansen e saj, e cila në fund arrin t’ i thotë Ritës “Të dua”.
Pas telefonatës prezantuesi i emisionit është bërë kurioz për bisedën duke e pyetur Ritën se çdo të thotë “Të dua”.
Gjithashtu ata e kanë komplimentuar për ruajtjen e gjuhës dhe të identitetit të saj.