Home Aktualitet Babai vrases: “Vajzen e vrava nga turpi i fshatit”

Babai vrases: “Vajzen e vrava nga turpi i fshatit”

642
0

babai vrasesGjykata e Krimeve te Renda vendosi sot masen e sigurise “arrest me burg” ne nje seance te zhvilluar me dyer te mbyllura, per babain vrasës, Doksan Dushku.

Burime pranë Komisariatit të Policisë Peshkopi saktësojnë se nuk ka ende një emër konkret në lidhje me babain biologjik të fëmijës që kishte shtatzëna Fatmira Dushku, e cila u ekzekutua me armë zjarri nga babai i saj, 69-vjeçari Doksan Dushku.

“Asgjë nuk dihet me saktësi, – thanë pjesëtarë të grupit hetimor. – Vërtet fshati Sllatinë zien për personin që kishte lidhje të fshehtë me Fatmira Dushkun, por policia ende nuk ka një emër konkret. Ne kemi marrë ADN-në e viktimës dhe e kemi dërguar për eksperimentim. Pas përcaktimit të profilit gjenetik të fetusit, do të nisë krahasimi i ADN-së së personave të tjerë, duke filluar nga babai, vëllai i madh dhe banorë të fshatit, të dyshuar se kanë shkaktuar shtatzëninë e 21-vjeçares”. Megjithëse kryerja e testit gjenetik ka kosto, policia gjykon se kësaj ngjarjeje i duhet shkruar deri në fund, sepse autorët duhet të ndëshkohen ligjërisht, pasi mund të jetë abuzuar seksualisht nga të afërmit ose banorë të fshatit Sllatinë. “Nuk e përjashtojmë mundësinë e një incesti”, theksojnë burimet e Policisë.

Po sipas Policisë nuk është ende e sigurt nëse babai biologjik i fëmijës që priste Fatmira Dushku do të bëhet publik, duke iu ruajtur një hakmarrjeje të mundshme, nëse bëhet fjalë për një person jashtë familjes.

“Nga hetimet e deritanishme kemi konstatuar se Doksani, babai i vajzës që mori përsipër autorësinë e ngjarjes, kishte lëkundje të personalitetit. Edhe bashkëfshatarët na thanë se ai ishte martuar tri herë dhe se gjatë jetës ka pasur peripeci të shumta”, pohuan hetues të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here