Home Aktualitet Llotaria amerikane, ja si ta kuptoni nese keni fituar apo jo

Llotaria amerikane, ja si ta kuptoni nese keni fituar apo jo

3598
15

Konsullja e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Lyra Carr shpjegon për qytetarët shqiptarë procedurën e shpalljes së fituesve nëpërmjet internetit. Në një intervistë, dhënë dje për televizionin “ABC Neës”, z.Carr jep detaje mbi mënyrën se si aplikuesit të mund të kuptojnë që janë shpallur realisht fitues, dhe si të mos bien pre e mashtrimeve me e-mail, prej skemave të ngjashme me Lotarinë Amerikane, të cilat iu kërkojnë edhe lekë…

Para pak kohësh, Konsullata lëshoi një njoftim që paralajmëronte mashtrime me e-mail për aplikuesit e Lotarinë Amerikane. Pse ky paralajmërim?
Ne nxorëm këtë njoftim sepse u vumë në dijeni se kishte një rritje të numrit të e-maileve dhe letrave me mashtrime dërguar aplikantëve të programit të Vizave të Diversitetit. Njerëzit pas këtyre e-maileve dhe letrave hiqen si zyrtarë të qeverisë së Shteteve të bashkuara në përpjekje për të zhvatur para dhe ne jemi shumë të shqetësuar për këtë. Në vitet e kaluara aplikantët e përzgjedhur nga program i Vizave të Diversitetit njoftoheshin me letër nga Qendra Konsullore e Kentakit në SHBA ku u jepeshin udhëzime për hapat e procesit. Në asnjë rast, Qendra Konsullore e Kentakit nuk do t’ju kërkojë të dërgoni para atyre, Ambasadës Amerikane në Tiranë apo ndonjë ambasade amerikane në një vend tjetër. Në qoftë se dikush merr një e-maile që njofton se ka fituar lotarinë, mos dërgoni para me postë apo shërbime të tjera, përfshirë Uestern Union. Në rast se merrni një e-mail që besoni se është një njoftim i rremë për lotarinë, ju lutem dërgojeni këtë e-maile në adresën tonë TiranaUSConsulate@state.gov .
Vitin e kaluar ju njoftuat disa ndryshime në procesin e aplikimit të Lotarisë, që kryesisht kishin të bënim me mënyrën se si do njoftohen aplikantët. Si duhet të kontrollojnë statusin e tyre ata persona që aplikuan në 2010-n?
Procesi ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme në lidhje me njoftimin. Siç e përmenda, më parë, Qendra Konsullore në Kentaki dërgonte letra tek fituesit e Lotarisë. Këtë vit, në rast se jeni regjistruar për programin e Lotarisë në periudhën tetor-nëntor të vitit të kaluar, e vetmja mënyrë për të mësuar nëse jeni zgjedhur apo jo është duke përdorur Opsionin Entry Status Check [Entri Steitus Çek] — Kontroll i Statusit – në faqen zyrtare të lotarisë në internet. Kjo faqe është http://dvlottery.state.gov. Mund ta kontrolloni statusin vetëm pas 1 majit 2011, duke shkuar te opsioni Entry Status Check. Do të duhet të përdorni kodin që është shfaqur në faqen e konfirmimit në momentin e aplikimit. Kjo është e vetmja mënyrë për të mësuar nëse jeni përzgjedhur ose jo. Vetëm pasi të merrni konfirmimin nëpërmjet opsionit Entry Status Check se jeni përzgjedhur dhe vetëm pasi t’ i përgjigjeni udhëzimeve të dhëna nga kjo faqe interneti, do të vazhdohet me përpunimin e rastit tuaj dhe vetëm atëherë mund te filloni të merrni E-maile nga Qendra Konsullore e Kentakit në lidhje me procedimin e mëtejshëm të rastit tuaj.
Çfarë përfitojnë njerëzit nga Lotaria Amerikane dhe si mund të aplikojnë sërish ata që janë të interesuar?
Program i Vizave të Diversitetit çdo vit përzgjedh rreth 50 mijë aplikantë që vijnë nga vende me përqindje të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara dhe të cilët përmbushin kërkesa të thjeshta, por strikte. Ky program përfshin gjithë botën dhe i lejon individëve nga gjashtë zona gjeografike që të marrin pjesë. Një kompjuter në Shtetet e Bashkuara zgjedh në mënyrë të rastësishme 50 mijë individë. Për programin e ardhshëm të Vizave të Shumëllojshmërisë nuk kemi ende informacion mbi rregullat dhe procedurat, por, duke iu afruar periudhës së regjistrimit në vjeshtë, do të sigurohemi që këto rregulla dhe procedura të publikohen, dhe individët e interesuar të kenë informacionin e nevojshëm që ju nevojitet për t’u regjistruar.

Aplikantët që kualifikohen
Për t’u kualifikuar për Lotarinë, aplikantët anembanë botës duhet të plotësojnë kriteret shumë të rrepta të kërkesave të kualifikueshmërisë arsimore ose profesionale. Aplikantët duhet të bëjnë zgjedhje të zgjuara për faktin nëse ata duhet të aplikojnë apo jo për Lotarinë e Shumëllojshmërisë. Shqiptarët të cilët nuk e kanë mbaruar arsimin e shkollës së mesme i cili duhet të jetë i barabartë me arsimin e shkollës së mesme në Amerikë (4 vjet, me kohë të plotë) nuk do të kualifikohet bazuar në kushtin e arsimit. Arsimi profesional me kohë të pjesshme, dhe dëftesat e pjekurisë me korrespondencë, qoftë edhe ato të programit 5-vjeçar, nuk kualifikohen për programin e Lotarisë së Shumëllojshmërisë. Megjithëse në raste të rralla, është e mundur të kualifikohesh në bazë të eksperiencës së punës; profesionet që mund të përdoren për këtë eksperiencë pothuajse gjithmonë kërkojnë një nivel arsimi përtej atij të shkollës së mesme të kërkuar për Lotarinë. Edhe pse dikush është përzgjedhur nga kompjuteri, nëse nuk plotëson kushtet minimale të kualifikimit, nuk do të marrë vizë nëpërmjet Vizës së Shumëllojshmërisë.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Banesa dhe punësimi në Amerikë

Aplikantët e DV-së nuk do të marrin asnjë lloj subvencioni apo ndihmë federale. Megjithatë në disa raste, shteti mund t’ju vijë në ndihmë që të gjejnë një sponsor që bie dakord për të ndihmuar, kur të shkojnë fillimisht. DV-ja u ofron atyre që janë të përzgjedhur rastësisht, një mundësi të madhe për të emigruar dhe të fillojnë një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Nëse aplikanti ka një fëmijë apo është divorcuar

Të gjithë fëmijët nën 21 duhet të përfshihen, edhe në qoftë se ata nuk jetojnë me prindin. Nëse nuk janë të ndarë ligjërisht ose divorcuar ligjërisht nga bashkëshort-i/ja, duhet ta përfshijnë edhe atë në regjistrim. Mbani mend, fakti që dikush është i përfshirë në aplikimin për lotarinë nuk do të thotë se ai është i detyruar të marrë pjesë në procesin e aplikimit për intervistë apo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Mashtrimet
Çdo vit ka plot shqiptarë që janë shfrytëzuar nga faqe interneti apo individë të cilët hiqen sikur përfaqësojnë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Nuk ka asnjë tarifë për të aplikuar për Lotarinë dhe të vetmet adresa interneti qeveritare të cilat janë zyrtare janë ato që mbarojnë me “.gov”. Duke thënë këto, ne e kuptojmë që shumë shqiptarë nuk flasin anglisht dhe mund të kenë nevojë për dikë që t’i ndihmojë për të plotësuar Lotarinë. Kjo është në rregull, por shqiptarët duhet të zgjedhin dikë të besueshëm që nuk do t’i shfrytëzojë ata duke u marrë tarifa të kripura për të plotësuar aplikimet e tyre. Qeveria amerikane nuk kërkon asnjë pagesë për të marrë pjesë në Lotarinë e Shumëllojshmërisë! Nuk ka asnjë noter, përshpejtues, ndihmues, apo palë të treta që të jenë të miratuar nga Ambasada apo Qeveria Amerikane. Nuk ka rëndësi se kush e plotëson aplikimin tuaj; personi, emri i të cilit është në aplikim duhet të ruajë numrin e konfirmimit, sepse atij do t’i duhet ky numër për të kontrolluar nëse ka fituar.

15 COMMENTS

  1. Prsh kam aplikuar ne nentor pper llotarin por kam humbur letren e kodit si t shikoj nese kam fituar ju lutem

    • Pershendetje. Nese ke humbur kodin ka nje menyre tjeter. Kliko te opsioni Forgot Confirmation Number dhe plotesoji te gjithe fushat. Pasi ti kesh plotesuar kliko submit dhe do te shfaqet kodi juaj

  2. mbas dt 1 maj mjafton te bej kerkimin apo mund te provoj edhe ne ditet ne vazhdim te kerkoj ne adresen e ambasades nese jam kualifikuar apo jo. Te sjpjegohem me mire, provova sot te shkruaj kodin dhe nuk del asgje, as po as jo. Te provoj edhe ne ditet ne vazhdim apo kjo do te thote qe s jam kualifikuar. FLM

  3. Por une kam marre mesazh prej u.s departamentit te shtetit,kam harruar se ku kam apliku dh te gjitha te tjerat, po vetem meszh kam qe kam fituar,cfare duhet te beje tash

  4. Une kam marre nje leter ne email nga qeveria Amerikane,qe kame fituar ne daten 15-01-2011,por ne post nuk kame marre,ju pyes a mundem tash te vazhdoj proceduren e vizes dhe cfare mudisie kam.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here