Home Bota Bosnje Hercegovina kunder Kosoves si antare e Kartes se Adriatikut

Bosnje Hercegovina kunder Kosoves si antare e Kartes se Adriatikut

144
0

karta-adriatikutShqipëria si kryesuese e Kartës së Adriatikut nuk ka munudr të bëjë pjesë Kosovën si anëtare me të drejta të plota, pas kundërshtimit të Bonjë-Hercegovniës.
Në mbledhjen e komisionit të partneritetit të SHBA-së me Kartën e Adriatikut (vendet që janë pjesë: Shipëria, Kroacia, Mali i Zi Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina si vende vëzhguese Serbia dhe Kosova), është votuar për kërkesën që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota, por kjo ka hasur në kundërshtimin e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo kërkesa, ka shkaktuar dhe zemërimin e ambasadorit serb në Tiranë, që ka braktisur këtë takim.

Shefi i diplmacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka thënë se Shqipëria donte anëtarisimin e Kosovës me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut. Sipas tij rruga e gjithë përfshirjes është më e mira, pasi karta e Adriatikut është një paradhomë për të gjitha vendet që duan të jenë pjesë e NATO-s.

“Sikurse e dini Karta e Adriatikut paqyron praktikën e mirë të SHBA-ve. Përveç 5 vendeve që janë anëtare, Kosova dhe Serbia kanë statusin e vendeve vezhguese. Diskutuam mënyrën se si mund të përdoret më mirë Karta e Adriatikut. Të gjitha vendet që janë pjesë e Kartës së Adriatikut kanë një bashkëpunim kundër terrorizimit. Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës, kjo kërkesë u mbështet nga të gjitha vendet e “Kartës” me përjashtim të Bosnjë Hercegovinës, ç’ka nuk ia plotëson kërkesën që të jetë pjesëmarrëse”, deklaroi Bushati në një konferencë shtypi.

Previous articleFaliment, Greqia shet ishullin e Lezbos per 800.000 Euro
Next articleXhemi Shehu se shpejti nene per here te dyte

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here