Home Bota Ahmedinexhad: Protestat dështuan. Kryengritësit i pret dënimi me vdekje

Ahmedinexhad: Protestat dështuan. Kryengritësit i pret dënimi me vdekje

798
0

Përleshjet në Teheran shpërthejnë sërish. Përkrahësit e qeverisë iraniane janë përplasur me kundërshtarët e tyre gjatë ceremonisë përkujtimore për vrasjen e një studenti, i cili u qëllua për vdekje dy ditë më parë. Sani Zhaleh u vra të hënën gjatë protestës anti-qeveritare, më të mëdhatë në më shumë se një vit.

Për vdekjen e të riut të dyja palët e akuzuan njëra- tjetrën. Opozita pohoi se ai ishte pjesëmarrës i protestës, por qeveria tha se ai ishte pjesëtar i forcave të sigurisë dhe u vra nga grupi rebel Muxhahedinët e Iranit. Prokurori i përgjithshëm i Iranit, Mohseni Exheje, paralajmëroi se do të ndërmerren veprime kundër liderëve të opozitës, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, të cilët bënë thirrje për demonstratat e së hënës.

Vetëm një ditë më parë deputetët radikalë në parlament ftuan autoritetet që t’i nxjerrin para gjyqit dhe t’i ekzekutojnë dy liderët e opozitës. Ndërsa presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad në televizioni kombëtar tha se “armiqtë” që organizojnë protesta, do të dështojnë në arritjen e qëllimeve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here