Home Politike Ligji për SHISH-in:Withers, Rama dhe Meta në bllok kundër Berishës

Ligji për SHISH-in:Withers, Rama dhe Meta në bllok kundër Berishës

663
0

Si kurrë më parë, këto vitet e fundit Sali Berisha nuk ka qenë në atakimin e shumë aktorëve të rëndësishëm në vend. Pas kundërshtarit tradicional Edi Rama, kryeministri duhet të përballojë dhe kundërshtimin e aleatit kryesor në qeveri, Ilir Meta, por mbi të gjitha dhe të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withres, i cili ditën e djeshme ka deklaruar se i qëndron çdo fjalie që ka thënë tre muaj më parë për ligjin e SHISH. Po ashtu burime diplomatike bëjnë të ditur se dhe NATO nuk ka miratuar ndryshmet e propozuara nga PD dhe se kjo rrezikon cenimin e parimeve të demokracisë dhe rrezikon seriozisht marrëdhëniet me aleancën.
Ambasadori Withers
I ndodhur në qytetin e Kukësit, ku ishte për një vizitë në kuadrin e vizitave që po kryen nëpër Shqipëri, pas përfundimit të misionit të tij diplomatik, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Withers ka folur për ligjin e SHISH. Diplomati amerikan la qartë të kuptohet, se nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim për sa i takon ligjit në fjalë, duke pohuar se ambasada amerikane, ka shprehur që në fillim opinionin, që është dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kontestimin e bërë publik kohë më parë, ambasadori Withers ka pohuar se drafti në fjalë është në kundërshtim me standardet e NATO-s dhe se ky opinion mbetet i njëjtë në faqen zyrtare të ambasadës amerikane. Deklarata e diplomatit amerikan vjen në një kohë kur Parlamenti është përfshirë nga debatet për miratimin e këtij ligji, e kur PS dhe LSI janë shprehur kundër votimit të tij në Kuvend. Ambasadori amerikan, nga qyteti verior, është shprehur i kënaqur për vendimin e një dite më parë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sa i takon ligjshmërisë së pavarësisë se Kosovës. Ai mësohet ta ketë cilësuar këtë një ditë të shënuar. Edhe gjatë qëndrimit zyrtar një ditë përpara vendimit të Hagës, ShBA deklaroi se statusi i Kosovës është i pakthyeshëm.
Rama: Nuk lejojmë kalimin e ligjit
Socialistët do të thyejnë vendimin për të mos votuar asnjë ligj deri në zgjidhjen e krizës politike, në rast se bëhet fjalë për të penguar miratimin e draftit për Shërbimin Informativ. Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se opozita do të pengojë me çdo mënyrë mazhorancën të votojë ligjin për SHISH. Kreu i selisë rozë tha se nuk do të ketë marrëveshje për këtë çështje me LSI, por vetëm një bashkim të pavarur votash. Në përgjigje të interesit të medias, Rama pohoi se sinjalet për zgjidhjen e krizës nuk janë pozitive, e për këtë, sipas tij, përgjegjësia qëndron tek qeveria.

Kreu i PS paralajmëroi thyerjen e bojkotit ndaj votimit të ligjeve për rastin e SHISH
Rama: Kriza, Berisha zvarrit zgjidhjen. Për SHISH, jo marrëveshje me LSI

Lideri opozitës akuzon kryeministrin se po vonon zgjidhjen e krizën politike në vend. Sipas Edi Ramës, mazhoranca po kërkon ta zvarrisë krizën për interesa të saj kundër nevojave të shoqërisë. Po ashtu lideri i opozitës deklaroi se do të ndalë PD-në në miratimin e ligjit të SHISH por për këtë nuk do të bëjë marrëveshje me LSI apo parti të tjera. Rama ka folur dhe për krizën ekonomike e cila sipas tij është e njëjtë me piramidat e vitit 1997.

Po zhvillohen negociatat mes Ruçit dhe Patozit por duket se deri tani nuk ka asnjë rezultat. A mendoni se do të kenë një afat limit këto negociata? Keni një përgjigje personale për zotin Prifti, pasi qëndrimin e PS e kemi dëgjuar?
PS dhe unë si kryetar i saj nuk kemi akuza për të shkëmbyer. Ne kemi fakte kokëforta me të cilat përballim këtë keqqeverisje, ose më troç, këtë pushtet ordiner me publikun.
Për çështjen e hapur të krizës politike unë dua të them thjeshtë dhe qartë: receta e zgjedhur nga doktori përsa i takon transparencës duke zvarritur transparencën, është po aq e kundër efektshme sesa receta e zgjedhur për sëmundjen e ekonomisë që shkon duke u thelluar. Përgjegjësinë në të dyja rastet do ta mbajë doktori.
Do të bashkoni votat me LSI për ligjin e SHISH për ta bllokuar atë?
Ne nuk bashkojmë votat me askënd. Ne votojmë ashtu siç e shohim ne të arsyeshme në bazë të parimeve dhe vlerave që na bëjnë të quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë. Pastaj se kush janë të tjerët që mbajnë të njëjtin qëndrim, ky nuk është as problemi dhe as detyrimi ynë. Sigurisht, që jemi të kënaqur që ai projekt mizerabël që cenon interesat e vendit, që cenon interesat dhe partneritetin strategjik me NATO-n, cenon po njësoj interesat e partneritetit me SHBA, mori dje përgjigjen e merituar. Të cilën do ta marri edhe më të fortë në rast se kryeministri do të vazhdojë kokëfortësisht të këmbëngulë, për arsye shumë të errëta për miratimin e atij projekti ogurzi jo thjesht për vendin, por edhe për marrëdhënien e vendit me NATO dhe SHBA.
Do të qëndroni në Parlament për ta votuar kundër?
Ky është një projekt që tejkalon cakun e vendimit tonë politik. Në këtë projekt përfshihen interesa jo vetëm kombëtare, por edhe strategjike. Cenohen jo vetëm interesat e vendit, por edhe interesat e partnerëve tanë më të mëdhenj, e atyre që e morën Shqipërinë për dore dhe e futën në NATO. Të cilëve nuk ka burrë në këtë vend që të mund t’u përplasë derën, duke ju krijuar Shqipërisë dhe shqiptarëve një sherr për të cilin Shqipëria dhe shqiptarët jo vetëm që nuk janë të gatshëm, por për të cilin janë absolutisht të gatshëm të refuzojnë këdo që e provokon një sherr të tillë.
Por Topalli dje rikonfirmoi se do të kalojë sërish ky projektligj?
Siç tregoi edhe vazhdimi i seancës së djeshme, zonja Topalli është e çalë në qëndrimin e vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here