Home Udhetim Ja cilat janë 10 vendet turistike më të lira dhe më të...

Ja cilat janë 10 vendet turistike më të lira dhe më të mira në botë

863
0

Po kërkoni për një vend, ku të mundtë kaloni pushime të lira e të mira, por doni të shmangni vendet e prekura nga lufta civile dhe konfliktet? Atëherë lista e revistës elektronike “Askmen” është më se e përshtatshme. Vendet e mira e të lira ofrojnë një mori aktivitetesh, e mbi të gjitha tani në verë kanë plazhe fantastike. Nga vendi i diellit në Meksikë e deri tek verërat e mrekullueshme në Kili, këto 10 vende vlejnë çdo qindarkë të shpenzuar. E para në listë vjen Turqia. Nga arkitektura klasike e deri tek kultura e kuzhinës, ky vend ka shumë gjëra për t’u ofruar turistëve. Falë këmbimit të dollarit me 1.260,400 lira të reja turke, turistët mund të përfitojnë akoma më shumë. Vizitoni qytetin e Stambollit, ku mund të blini në pazarin e madh. Në kafetë dhe restorantet e tij mund të konsumoni qebap, të pini duhan me nargjile dhe ta mbyllni me një kafe të forte turke.Më pas vijon Tajlanda. Dëshironi të kërceni çdo vit si të ishte viti 1999. Atëherë shkoni në Tajlandë. Plus kësaj ju mund të udhëtoni shumë lirë atje. Një dollar amerikan këmbehet për 32 baht tajlandezë. Ndaluni në Bangkok për të provuar ritmin e shpejtë të qytetit, e më pas vizitoni Patajan, një qytet mëkati i rinovuar dhe i mbushur me pamje të çmendura. Për sa i përket plazheve ekzotike, Tajlanda është vendi i përshtatshëm që mund të vizitoni pa pasur nevojë të shisni shtëpinë. Meksika është një vend tjetër i përshtatshëm për pushime të lira e të mira. Me një masë tokësore që shtrihet nga oqeani Atlantik e deri në Paqësor, e një kryeqytet gjigand, Meksika ofron një aktivitete pa fund. Dëshironi të nxiheni në diell. Në këtë vend mund të gjeni plazh kudo. Ju pëlqejnë festat? Vizitoni Akapulkon, Kankunin apo Tijuanën. Nëse u pëlqen historia, atëherë vizitoni rrënojat e fiseve maja në gadishullin Jukatan. Një dollar amerikan këmbehet me 10 pesos. Sigurisht që dhe këto vende duan shpenzime, por duke pasur parasysh bukuritë e plazheve që ato ofrojnë, paratë e shpenzuara janë shumë herë më pak se në shumë vende të tjera.

Turqia
Çmimi i birrës: 2.50 dollarë
Nga arkitektura klasike e deri tek kultura e kuzhinës, ky vend ka shumë gjëra për t’u ofruar turistëve. Falë këmbimit të dollarit me 1.260,400 lira të reja turke, turistët mund të përfitojnë akoma më shumë. Vizitoni qytetin e Stambollit, ku mund të blini në pazarin e madh. Në kafetë dhe restorantet e tij mund të konsumoni qebap, të pini duhan me nargjile dhe ta mbyllni me një kafe të forte turke.

Tailanda
Çmimi i birrës:
3 dollarë
Dëshironi të kërceni çdo vit si të ishte viti 1999. Atëherë shkoni në Tajlandë. Plus kësaj ju mund të udhëtoni shumë lirë atje. Një dollar amerikan këmbehet për 32 baht tajlandezë. Ndaluni në Bangkok për të provuar ritmin e shpejtë të qytetit, e më pas vizitoni Patajan, një qytet mëkati i rinovuar dhe i mbushur me pamje të çmendura. Për sa i përket plazheve ekzotike, Tajlanda është vendi i përshtatshëm që mund të vizitoni pa pasur nevojë të shisni shtëpinë.

Meksika
Çmimi i birrës: 1.30 dollarë
Me një masë tokësore që shtrihet nga oqeani Atlantik e deri në Paqësor, e një kryeqytet gjigand, Meksika ofron një aktivitete pa fund. Dëshironi të nxiheni në diell. Në këtë vend mund të gjeni plazh kudo. Ju pëlqejnë festat? Vizitoni Akapulkon, Kankunin apo Tijuanën. Nëse u pëlqen historia, atëherë vizitoni rrënojat e fiseve maja në gadishullin Jukatan. Një dollar amerikan këmbehet me 10 pesos.

Estonia
Çmimi i birrës: 1.95 dollarë
Kultura e madhe e teknologjisë së lartë në këtë vend, i ka dhënë nofkën “E-stonia”. Kjo do të thotë se në këtë vend ju s’do keni aspak probleme për të pasur lidhje me internetin. Gjithashtu, Talini, kryeqyteti i vendit konsiderohet si një prej vendeve me festat më të çmendura në rajon. Vetëm mos harroni që të vizitoni në vere Festivalin e Muzikës dhe Birrës. Pjesa më e interesante është se një dollar këmbehet me dhjetë krone estone.

Kili
Çmimi i birrës: 1.55 dollarë
Diversiteti dhe thellësia e vendeve turistike, aktiviteteve dhe kulturës së këtij vendi janë të jashtëzakonshme. Ju pëlqen vera? Atëherë në këtë vend mund të provoni verë nga disa prej vreshtave më të mira të botës. Ju pëlqen sërfi? Këtu mund të gjeni valët më të përshtatshme për këtë sport. Ndërkohë, nëse u pëlqejnë sportet në borë mund të shkoni në Ande. Pjesa më e mirë është se një dollar amerikan këmbehet me 467 pesos kilian.

Vietnam
Çmimi i birrës: 1.30 dollarë
Aktualisht, një dollar amerikan këmbehet me 16 mijë dong vietnamezë. Kjo do të thotë se ky vend ka mundësi të ofrojë çmime të mira. Në kryeqytet, Hanoi, ju mund të vizitoni muzetë e shumtë të artit dhe ato historikë. Mos harroni të vizitoni qytetin Ho chi Minh, ku zhvillohet jeta e natës në aktive. Vende të tjera për t’u vizituar janë plazhet në Nha Trang. Sidoqoftë, në Vietnam mund të gjeni vende pafund për të vizituar.

Afrika e Jugut
Çmimi i birrës: 1.98 dollarë
Nëse dëshironi të shihni peshkaqenë të bardhë, një tufë luanësh nga afër, apo buaj uji, të pini verë në një vresht të klasit botëror apo të vini baste në kazino e më pas të bëni sërf në valët më të mira që ekzistojnë në botë, Afrika e Jugut është vendi më i përshtatshëm. Pak vende në botë kanë një itinerar të tillë turistik, aq më tepër me çmime të lira. Aktualisht një dollar amerikan është 7.5 rands afrikano-jugorë.

Ekuador
Çmimi i birrës: 1.50 dollarë
Falë ishujve Galapagos, pjesëve të Amazonës dhe Andeve, ky vend ofron bio-diversitetin më të madh në botë. Me një dollar amerikan që këmbët me 25 mijë sukre ekuadoriane, ju mund ta shijoni këtë diversitet me një buxhet që s’ju rëndon dhe aq. Ju mund të vizitoni Kuiton, ku gjenden dhe muzeumet, si dhe të vizitoni Banos, ku mund të praktikoni një mori sportesh të ndryshme. Gjithashtu mund të bëni plazh në Esmeraldas, një qytet bregdetar që ka një prej plazheve më të famshme të vendit.

Filipine
Çmimi i birrës: 1.17
Këtu mund të gjeni plazhet që shihni në kartolina, me rërë të bardhë dhe ujë të kaltër. Pjesa më e mirë është se 1 dollar amerikan këmbehet me 42 pesos filipinase. Jo vetëm që mund të jetoni më së miri si turistë, por mund të qëndroni për një kohë të gjatë. Ju mund të vizitoni ishullin e Boholit për të parë balenat dhe delfinët, si dhe të bëni plazh sërish në rërën e bardhë e të pastër.

Honduras
Çmimi i birrës: 0.96 dollarë
Ky vend njihet për zhytjet në ujë në ishullin Roatan. Përveç kësaj, në Honduras mund të gjeni një mori vendesh turistike. Një prej vendeve më të njohura është “Rio Platano Biosphere Reserve”, e klasifikuar si trashëgimi botërore. Aty gjenden disa prej specieve më të rralla dhe më të rrezikuara të botës. Gjithashtu ju mund të vizitoni shumë vende peshkimi dhe t’i kapni vetë peshqit që gatuani. Një dollar amerikan këmbehet me 19 lempira hondurase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here