Home Aktualitet Krim në familje, burri vret me armë gruan dhe vajzën

Krim në familje, burri vret me armë gruan dhe vajzën

833
0

UPDATE- Nje tjeter krim ne familje i eshte shtuar listes se gjate te vrasjeve dhe vetevrasjeve te muajve te fundit. Një kryefamiljar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten dhe vajzën e tij, në rrethana ende të paqarta. Marije e Kristiana Pjolli, nënë e bijë, përkatësisht 46 dhe 18 vjeçe kanë gjetur vdekjen ndësa janë vrarë nga kryefamiljari Pjetër Pjolli 46 vjeç.

Pjetër Pjolli, banor i këtij fshati ka qëlluar me armë brenda në banesë gruan e tij Marije ( Nine) dhe vajzën Kristiana. Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të shtënat dhe më pastaj kanë lajmëruar policinë, e cila ka bërë ndalimin e autorit të vrasjes. Pjetër Pjolli, sipas banorëve të fshatit Samërisht njihet si njeri jo i rregullt. Ai ka qenë disa kohë në Greqi e më pas është kthyer para disa vitesh.

Gruaja e tij Maria ka punuar për të mbajtur familjen, gjë që sipas bashkëfshtarëve nuk e bënte kryefamiljari. Çifti ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, ndërsa në momentin e ngjarjes në banesë kanë qenë vetëm autori dhe dy viktimat, pasi djemtë janë emigrantë në Itali. Akoma nuk dihen shkaqet e vrasjes, por dyshohet se ngjarja ka nisur nga një grindje mes Pjetrit dhe Marijes në prani të së bijës, e cila ka mbajtur anën e nënës së saj.

Sipas policisë, autori ka rrëfyer se është grindur me gruan dhe me vajzën për çështje familjare dhe pastaj i ka qëlluar. “Ashtu ma dha truri”, mësohet se u ka thënë policëve autori i ngjarjes . Banorët e fshatit Samërisht i Ri, shprehen se Marija që thirrej me emrin Nine dhe vajza Kristiana janë njohur për sjellje korrekte, ndonëse problemet brenda familjes së tyre kanë qenë të pranishme për shkak të sjelljeve të kryefamiljarit.

Ky është rasti i dytë brenda një muaji që krimi në familje shkaton viktima në qarkun e Shkodrës . Më 8 korrik një 41 vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj në fshatin Aliaj të komunës Kastrat në Malësi të Madhe .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here