Home Aktualitet Video e dhunimit te mjekut ne spitalin e Durresit

Video e dhunimit te mjekut ne spitalin e Durresit

90
0

mjekuPublikohen online pamjet e filmuara nga një kamer sigurie brenda spitalit, se si u dhunua mjeku kirurg Anton Ndoj në spitalin e Durrësit në 22 gusht. Dhuna ndaj mjekut kirurg nisi pas kërkesës së tij, drejtuar djalit të një pacienti për të blerë një paisje (katater) në farmaci sepse spitali nuk e kishte.

Adriatik Hoxha, me detyrë oficer në burgun e Fushe-Krujës pas bisedës me mjekun 43-vjeçar u konfliktua verbalist. Hoxha kishte të shtruar në spital babain e tij.

Sipas Policisë, pak minuta pas konfliktit verbal midis mjekut dhe 49-vjeçarit, në konflikt është përfshirë dhe djali 23-vjeçar Jurgen Hoxha. 23-vjeçari ka goditur kirurgun e Spitalit të Durrësit duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Në pamjet e publikuara duken qartë momentet e dhunimit të mjekut dhe 49-vjeçari Hoxha teksa e përplas mjekun pas murit në korridoret e spitalit. Më pas shihet ndërhyrja e rojes së spitalit për të qetësuar situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here