Home Sport Skenderbeu nen hetim nga UEFA per trukim ndeshjesh

Skenderbeu nen hetim nga UEFA per trukim ndeshjesh

373
0

berisha-skenderbeuMe eliminimin nga Liga e Kampionëve, për Skënderbeun vazhdojnë lajmet e hidhura. UEFA ka vendosur që ta hetojë për fiksim rezultati në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Krusaders dhe atë në Zagreb ndaj Dinamos

Gjigantja spanjolle “El Pais” shkruan se më 21 korrik të këtij viti, Skënderbeu ka ndeshjen e dytë me Crusaders, të cilën e humbi me rezultatin 2-1.

Sipas kësaj gazete, ka prova serioze që Skënderbeu e la ndeshjen. Për herë të parë në histori, një skuadër shqiptare arrin që të kualifikohet në një kompeticion europian.

Por ky sukses ka edhe nanë e errët. “Federbet”, një shoqatë kundër fiksimit të rezultateve në futboll, ka vënë re diçka të pazakontë në dy ndeshje të Skënderbeut.

Ajo ka analizuar koficientët dhe fluksin e basteve për Skënderbeun. Në ndeshjen e dytë ndaj Crusaders, thuhet se pati një fluks bastesh para minutës 78-të, kur ndeshja ishte 1-0 për Skënderbeun.

Pas asaj minute, Skënderbeu pësoi dy gola dhe u mposht. Por megjithatë kaloi raundin, për shkak se fitoi ndeshjen e parë 4-1.

Fluksi i Basteve

Kur ndeshja ishte 1-0 për Skënderbeun, kompanitë e basteve nisën të merrnin shumë baste se Skënderbeu do të shënonte një gol tjetër, kjo bëri që të uleshin kofiecientët për Skënderbeun dhe të ngriheshin ato për Crusaders.

Mirëpo pas minutës së 78, pati një dyndje bastesh për Crusaders që shënonte edhe dy gola. Dhe ajo ndodhi. Skënderbeu e la thuajse lojën dhe Crusaders shënoi dy gola.

Pas kësaj ndeshjeje, Skënderbeu u përball me Milsamin nga Moldavia. Pasi eliminuan Milsamin u përballën me Dinamon e Zagrebit ku i humbën të dyja ndeshjet, 2-1 dhe 5-1.

Në ndeshjen e dytë, Dinamo luajti më shumë se 40 minuta me një lojtar më pak dhe ishte logjike që të mbronte rezultatin. Mirëpo, koficientët për Dinamon, në vend që të rriteshin, u ulën që të shënonte sërish.

Kjo ngjall dyshime se Skënderbeu ka lënë edhe ndeshjen në Zagreb. Vetë UEFA, e kontaktuar nga “El Pais” nuk ka preferuar të komentojë lidhur me hetimet.

Por ka thënë se Crusaders dhe Dinamo e Zagrebit, janë jashtë çdo hetimi për fiksim rezultati. Kjo do të thotë se Skënderbeu është në listë.

Previous articleMediat serbe njoftojne se shpejti njohjen e Kosoves nga Serbia
Next articleVideo e dhunimit te mjekut ne spitalin e Durresit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here