Home Aktualitet Publikohet video e vrasjes se Dritan Lamajt

Publikohet video e vrasjes se Dritan Lamajt

692
0

dritan-laMAJEmisioni investigativ “Xhungël”, i transmetuar dje në mbrëmje, ka publikuar pamje ekskluzive që tregojnë momentet e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj.

Në pamjet filmike të siguruara nga kamera e një biznesi pranë vendit të ngjarjes, tregohet qartësisht se si ka ndodhur ekzekutimi i Dëshmorit të Atdheut, Dritan Lamaj.

Në pamje është fiksuar momenti kur automjeti i kryekomisarit është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person që qëndron në sediljen e pasme të pasagjerit, në një autoveturë tip BMW. Vetura e autorëve shfaqet duke ndjekur nga pas lëvizjen e veturës së kryekomisarit, deri në çastin kur hapet zjarr në drejtim të viktimës.

Më pas, ndërsa autorët largohen me shpejtësi nga vendi i krimit, kryekomisari Lamaj, edhe pse ka marrë 12 plumba në trup, mundohet të largohet nga vetura e tij në drejtim të një lokali që ndodhet aty pranë. Lamaj ka qëndruar disa minuta i shtrirë, pa iu dhënë ndihmë deri në momentin kur disa kalimtarë të rastit e kanë nisur ende në gjendje jete drejt spitalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here