Vetëm pak minuta më parë janë sekuestruar në portin e Durrësit 700 kilogram drogë.
Burime të policisë së Durrësit bëjë me dije se droga e sekuestruar e llojit “kanabis” kishte si destinacion Italinë.
Sipas policisë droga u kap para se të hipte ne traget në kamionçinën me targa AA 078 CC 137 në kuti kartoni.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionçinës Redi Furxhi 24 vjeç dhe ka nisur hetimet për origjinën e drogës.