Laçi fiton trofeun e Kupës së Shqipërisë për herë të dytë në histori, pasi mposhti në finale Kukësin me rezultatin 2-1. Sfida në ‘Qemal Stafa” dhuroi spektakël dhe emocione për mijëra të pranishëm që ishin në stadium nga të dy palët.
Trofeu i Kupës dërgon Laçin automatikisht në Europë, ndërsa Kukësi mbetet duarbosh edhe këtë edicion, pasi nuk mori asnjë trofe, por nuk rrezikon Europën, pasi përfundoi edicionin në vendin e dytë.
Por, nga ndeshja finale e Kupës doli e humbur edhe Tirana, e cila shpresonte në një fitore të Kukësit për të luajtur në Europë.
Tifozet e te dyja ekipeve qe kishin ardhur ne Tirane kane bllokuar per disa ore qarkullimin ne autostrade dhe kane shtuar trafikun ne Tirane. Jane verejtur gjithashtu disa perleshje mes tifozeve ku ka nderhyre policia
21:30 Pjesa e dytë, udhëheq Laçi
Fraksioni i dytë i ndeshjes nis mirë për ekipin e Laçit që shënon golin e dytë në minutën e 60 pas një goditje dënimi.
Veliaj sërish ekzekuton goditjen e dënimit, por nuk gjuan në portë, topi shkon te Mustafa që nxjerr Xhejmsin të vetëm me Halilajn para portës, që shënon golin e dytë për bardhezinjtë.
20:45 Pjesa e parë 1-1
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 1-1. Sfida nisi e fortë dhe me një mbështetje spektakolare nga tifozët e dy ekipeve që kishin mbudhur stadiumin kombëtar në Tiranë.
Golin e parë e shënoi Laçi në miuntën e 28 të pjesës së parë me Emiljano Veliajn. Mbrojtësi i Kukësit, Mici pengoi në mënyrë të gabuar Mustafën në hyrje të zonës dhe si lojtar i fundit rrezikoi kartonin e kuq, por arbitri akordoi goditje dënimi dhe karton të verdhë, ndërsa Kukësi pretendoi të kundërtën, penallti dhe karton të kuq për kundërshtarin.
Goditja e dënimit u akordua në hyrje të zonës, Veliaj e akordoi në mënyrë perfekte duke dërguar topin në rrjetë me një super gjuajtje.
Megjithatë Kukësi nuk u dorëzua deri në minutën e fundit të pjesës së parë duke besuar te barazimi, të cilin e gjeti me Edon Hasanin. Pejic stopoi një top të bukur me gjoks për kosovarin që me një gjuajtje të fuqishme fluturimthi e ndali topin në rrjetë.
20:00 Fillon ndeshja Kukësi-Laçi
Laçi e ka fituar njëherë këtë trofe, ndërsa Kukësi kërkon që ta bëjë ‘sefte’ por edhe të shpëtojë edicionin nga dështimi, pasi në kampionat nuk arriti më shumë se vendi i dytë.
Ndeshja pritet me interes edhe nga Tirana, pasi nëse fiton Kukësi, atëherë bardheblutë shkojnë direkt në Europa League.
Formacionet e dy ekipeve finalistë të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion:
Kukësi: Halilaj, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Lushtaku, Xheferson, Hasani, Hysa, Zeqiri, Pejiç. Trajner: Miodrag Radanoviç
Laçi: Vujadinoviç, Teqja, Sheta, Buljan, Çela, Meto, Mustafa, Veliaj, Sefgjinaj, Cetkoviç, Xhejms. Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Lorenc Jemini