Policia ka njoftuar se është vendosur një shumë prej 10 mijë euro për personin që do të japë informacione të vlefshme, që të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nëse dikush ka informacion lidhur me këtë ngjarje mund të të telefononi ose dërgoni mesazh në numrat celular të drejtuesve të Policisë së Kryeqytetit : 069 41 10 364; 069 41 00 751; 069 41 02 018.
Aktualisht është ngritur grupi i posaçëm hetimor dhe të gjitha strukturat e Policisë së Kryeqytetit janë duke punuar me intesitet në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale.