Kryebashkiaku Erjon Veliaj thotë se sheshi “Avni Rustemi” dhe tregu i “Pazarit të Ri” do të ndryshojnë pamje, ndërsa shton se ka një projekt konkret për ta kthyer këtë zonë në pedonale pasditeve.
Lidhur me këtë projekt, ka patu ragime nga të djathtët, të cilët thonë se projekti që Veliaj ka prezantuar është në fakt i lënë gati në dokumentet e dorëzuara mbi tavolën e kryebashkiakut nga kreu i mëparshëm.
Por Veliaj ka regaru ndaj këtyre akuzave duke u shprehur se zhvillimi i zonës së Pazarit të ri është projektuar nga Fondi Amerikan i Zhvillimit dhe se projekti do të nisë të realizohet nga bashkia e re e Tiranës në muajin tetor.
“E vërteta është shumë e thjeshtë. Nuk ka asnjë projekt ose nuk gjetëm asnjë projekt në Bashkinë e Tiranës. Ky ka qenë një projekt i Fondit Amerikan i cili ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës që të bashkohet dhe të japë idetë e veta, sigurisht dhe financimin. Bashkia as nuk kontribuoi në projekt as nuk kishte asnjë zë në buxhet për financimin, kështu që kjo është pjesë e atyre historive me tramin imagjinar. Megjithatë bota është ndarë qartazi në ata që punojnë dhe në ata që do bëjnë konferenca për shtyp, kështu që unë kam ndërmend të punoj”, thotë Veliaj.