Ulja e menjëhershme e temperaturave, shoqëruar gjatë natës me reshje bore ka sjellë problemet e para në Qafën e LLogarasë.
Shumë automjete janë bllokuar në të dy anët e rrugës në segmentin Vlorë-Sarandë, në pamundësi për të kaluar.
Në vend kanë mbërritur forca të policisë dhe borëpastruese për të lehtësuar qarkullimin.
Në orët e mëngjesit ka nisur puna për pastrimin e rrugës, ndërkohë që automjetet që janë të pajisur me zinxhirë e kanë të lehtë kalimin. Të tjerat, nuk janë lejuar nga policia të vijojnë rrugën, për shkak të vështirësisë së terrenit.