Home Aktualitet Vlore: Shembet totalisht ndërtesa 7 katëshe

Vlore: Shembet totalisht ndërtesa 7 katëshe

948
0

pallati-vloreShembet me eksploziv godina 7 katëshe e planifikuar për hotel në vendin ku dikur ndodhej ish Turizmin e Vjetër, në zonën e Skelës. Gazetari ynë Granit Sokolaj informoi se u përdorën 285 kg eksploziv C4. E gjithë zona ishte boshatisur ndërkohë që shumë kureshtarë ndiqnin nga larg se cfarë do të ndodhte.

Forcat e xhenios kishin hapur 2000 vrima në katin e parë dhe të tretë dhe shpërthimi ndodhi me një të shtypur butoni.

Prej disa ditësh, specialistët, e forcat Xhenios punuan për vendosjen e kësaj eksplozivit sipas një projekti të hartuar me kujdes, në mënyrë që shpërthimi të ishte efektiv. Mbrëmjen e vonë të të shtunës, në vendin ku ngrihej godina, shkoi dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për të parë nga afër përgatitjet për aksionin e sotëm.

Pas shembjes me 65 kg tritol të godinës pesë katëshe në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, pak ditë më parë kjo është shembja e dytë që ndodh me eksploziv të telekomanduar. Në ditët në vijim pritet të bëhet dhe heqja e inerteve.

ORA 11:00 POLICIA: BLLOKON LEVIZJEN
Ministria e Punëve të Brendshme, bazuar në nenin 46 të Ligjit “Për Policinë e Shtetit”, informon opinionin publik e në mënyrë të veçantë banorët e qytetit të Vlorës se duke filluar prej orës 07:00 e deri në orën 16.00 të datës 27 Tetor 2013, do të ketë regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “Çamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të.

Gjatë kohës së përcaktuar, në këtë zonë nuk do të lejohet qëndrimi apo lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve. Lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura. Policia e Shtetit këshillon pronarët dhe administratorët e tyre që të mbajnë dritaret e lokaleve të hapura. Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin Skelë – Uji i Ftohtë.

ORA 10:00 SHEMBJA SHTYHET PER NE 14 :00
Gazetari ynë Granit Sokolaj nga Vlora na informon se shembja është shtyrë për në orën 14:00, ndërkohë që fillimisht ishte caktuar ora 11:00.

“Në Vlorë kanë ardhur forcat e xhenios nga Shkodra dhe vazhdojnë hapjen e vrimave në kolonat e ndërtesës në të tre kate me qëllim që të bëhet një shembje e menjëhershme. Shpërthimi i parashikuar në orën 11:00 fillimisht u shty në orën 13:00 dhe më pas në orën 14:00. Ndërtesa dikur ish hotel ”Aulona” është me pronar Servet Abazin, i njohur në Vlorë dhe si “Veti çami” është e ndërtuar me leje. Dokumentet i kanë skaduar prej shumë kohësh dhe nuk janë rinovuar. Prej një jave ndërtesa është nën sekuestro”- informon gazetari Granit Sokolaj i cili bashkë me stafin e A1 Report ka shkuar për të ndjekur nga afër shpërthimin.

Godina 7 katëshe është ndërtuar me lejën e bashkisë së Vlorës, por për shkak të ndërtimit të shëtitores së qytetin, “Lungo mare” ishte vendosur rrëzimi i godinës me qëllim hapjen e terrenit për të ndërtuar shëtitoren.

TAHIRI NE VLORE
Për të parë punimet nga afër për rrëzimin e hetelit, gjatë ditës së djeshme në drejtim të qytetit bregdetar, ka udhëtuar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Policia e Vlorës informoi dje për masat për bllokimin e rrugëve me qëllim shmangien e çdo të papriture.
Të pranishëm në aksionin e prishjes së kësaj godine pritet të jenë forca të shumta policie, inspektorë të INUK dhe forcat e Xhenios, të cilët prej ditësh kanë bërë gati bërë planin për vendosjen e lëndës eksplozive ne godinë.

KU BLLOKOHET LEVIZJA
Ministria e Brendshme ka bërë publike dhe rrugët ku nuk do të qarkullohet sot në qytetin e Vlorës, nga ora 07:00 deri në orën 16:00. “Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin publik e në mënyrë të veçantë banorët e qytetit të Vlorës se duke filluar prej orës 07:00 e deri në orën 16.00 të datës 27 Tetor 2013, do të ketë regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “Çamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të”-thuhet në njoftimin e ministrisë. B

Burimet zyrtare thanë se, “gjatë kohës së përcaktuar, në këtë zonë nuk do të lejohet qëndrimi apo lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve.

Lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura”. “Policia e Shtetit këshillon pronarët dhe administratorët e tyre që të mbajnë dritaret e lokaleve të hapura. Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin Skelë – Uji i Ftohtë”- përfundon njoftimi i ministrisë së Brendshme në lidhje me shembjen që do të bëhet sot në Vlorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here