Home Aktualitet ERE, çmimi i ri i energjise per konsumatorët familjarë do të jetë...

ERE, çmimi i ri i energjise per konsumatorët familjarë do të jetë 9.5 lekë/kwh

518
0

ereÇmimi i ri i energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2015 për të gjithë konsumatorët familjarë do të jetë 9.5 lekë/kwh. Kështu ka vendosur Enti Rregullator i Energjisë i mbledhur ditën e sotme për të diskutuar kërkesat e tre kompanive, KESH, OST dhe OSHEE për rritje të energjisë elektrike.

Në mbledhjen e sotme u vendos heqja e fashës prej 300 kw/h duke vendosur kështu një çmim të ri për energjinë elektrike. Nga janari ai do të jetë 9.5 lekë/kwh për konsumatorët familjarë, dhe jo më 7.7 lekë, siç është deri më tani

Gjatë mbledhjes, ERE ka vendosur të pranojë kërkesën e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, duke e rritur kështu çmimin e prodhimit të energjisë, duke e çuar kështu nga 1 lekë/kwh në 1.45 lekë/kwh.

Por të njëjtën gjë ERE nuk vendosi për kërkesën e Operatorit të Sistemit të trasnmetit, duke refuzuar kështu kërkesën e tyre për rritje në 0.75 lekë/kwh dhe duke e lënë kështu të pandryshuar çmimin në 0.65 lekë/kwh.

Ndërkaq çmimi i energjisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektriksë do të jetë 10.7 lekë/kwh

Sakaq, njoftimin për heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh e njoftoi vetë kryeministri Rama, i cili premtoi se çmimi i ri i energjisë do të jetë i mesatarizuar dhe për të gjithë shtresat në nevojë që do të preken nga çmimi i ri qeveria do të kryej kompesime sipas një skeme të bërë tashmë publike. Ndërsa kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka deklaruar se nuk do të ketë rritje çmimi për qytetarët as mbi 10 lekë.

Rendi i ditës:
1. Lidhur me Miratimin e Planit të Investimeve për vitin 2015 të KESH sh.a.
2. Lidhur me Miratimin e Planit të Investimeve për vitin 2015 të OST sh.a.
3. Lidhur me Miratimin e Planit te Investimeve për vitin 2015 të OSHEE sh.a.
4. Për Llogaritjen e Tarifave të Prodhimit të Energjisë Elektrike, të Shërbimit të Furnizimit me Shumicë, Transmetimit, Shpërndarjes dhe Shitjes me Pakicë të Energjisë Elektrike për Konsumatorët Tariforë për vitin 2015.

Previous articleERE, sot zyrtarizohet cmimi i ri i energjise
Next articlePrishtine, tentoi te hedhe ne erë Katedralen, arrestohet serbi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here