Home Teknologji WhatsApp kodon mesazhet

WhatsApp kodon mesazhet

169
0

1457443489whatsapppPrej mëse një muaj e gjysëm lajm i ditës për Silicon Valley ka qënë beteja mes Apple dhe FBI lidhur me zhbllokimin e iPhone të një prej terroristëve të San Bernardinos.

Por lajmin kryesor sot e bën WhatsApp, tashmë në pronësi të Facebook, që ka hedhur një hap më shumë në drejtimin e privatësisë. Më shumë se një miliardë persona përdorin mesazhe, bëjnë telefonata, dërgojnë foto dhe video duke përdorur këtë aplikacion.

Kompania bën të ditur se ka shtuar kodimin e mesazheve të çdo lloj forme komunikimi në shërbimin e saj.

Kjo do të thotë se ndonjë grup personash që përdorin versionin më të fundit të WhatsApp, për grupe që bëhen fjalë nga dy, apo dhjetë persona, shërbimi do të kodojë mesazhet, telefonatat, fotot, dhe videot. Kjo vlen për të gjithë llojet e telefonave, që nga iPhone, telefonat Android apo Windows, madje dhe Nokiat e vjetra.

Me këtë lloj kodimi, as punonjësit e WhatsApp nuk mund të lexojnë mesazhet që dërgohen në rrjet. Me fjalë të tjera, WhatsApp shmang ndonjë proces gjyqësor që mund t’i kërkojë akses në mesazhe, telefonata, foto apo video përmes shërbimit të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here