Qytetarët presin vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për të mësuar çmimin që do të duhet të paguajnë nga 1 janari, për çdo kilovat energji të harxhuar. ERE pritet të zyrtarizojë sot çmimin e ri të energjisë, që sipas të gjitha informacioneve mendohet të jetë rreth 10 lekë për kw/h.
Burime konfidenciale pranë ERE-s bejnë të ditur për ‘News24′ se sipas variantit që Enti Rregullator pritet të miratojë, çmimi i energjisë për familjarët pas 1 janarit, pritet të jetë rreth 10 lekë për kilovat.
Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 kilovat/orët e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli konsumi tarifohet me 13.5 lekë.