Home Aktualitet Tiranë, vrasje me armë zjarri, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Tiranë, vrasje me armë zjarri, 1 i vdekur, 2 të plagosur

548
0

Sherri banal i shkaktuar mes tre personave, i ka marrë jetën njërit prej tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i vrarë në vend, dhe dy të tjerë, kanë marrë plagë të rënda në trup. Ky është bilanci i këtij krimi të rëndë, ndodhur në lagjen rome, pranë rrugës “Irfan Tomini”.

Sipas burimeve të policisë, të cilët janë në vendin e ngjarjes, mësohet se viktima e indetifikuar është 25-vjeçari Arjan Mejdani. Ndërkaq, të plagosurit janë Arben Muharremi, 36-vjeç dhe Sajmir Mejdani, 40-vjeç.

Ekspertet e policise po punojne bashkë me ata te Prokurorisë, per te zbardhur rrethanat që çuan në vdekjen e nje personi. Ne vend janë mbledhur gezhojat e armes, të cilat po ekzaminohen per te dalë në perfundimin zyrtar, mbi ngjarjen e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here