Home Aktualitet Studentet e Politeknikut ngrihen ne proteste

Studentet e Politeknikut ngrihen ne proteste

629
0

proteste1TIRANË- Që në orën 08:00 të mëngjesit studentët e Universitetit Politeknik kanë vijuar protestat, pasi kërkojnë uljen e tarifave shkollore dhe heqjen e kriterit të mesatares për vazhdimin e ciklit të dytë të studimeve master.

Sipas tyre vendosja e mesatares është bërë në mënyrë të papritur dhe i penalizon ata. Ndër të tjera studentët shprehen se nuk duhet të paguajnë tarifën 30% të studimeve që në fillim të vitit akademik.

Studentët kundërshtojnë edhe vendosjen e pagesës për provimet e mbartura në vjeshtë.

Këshilli studentor i këtij universiteti u ka bërë thirrje të gjithëve për të protestuar e për të kërkuar uljen e tarifave të studimit, ndërsa thekson se këtë vit akademik flitet për shtrenjtim të pagesës së studimit me rreth 34%. studentet ne proteste

Përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili mban datën 15.10.2014, u përcaktua se për të vazhduar studimet master, duket të kesh mesatare mbi 6, jo vetëm gjatë 3 viteve të studimit në nivelin ‘bachelor’, por edhe gjatë viteve të gjimnazit. Pikërisht kjo masë është cilësuar nga studentët si absurde dhe si një barrierë e pakalueshme për të vazhduar studimet e ciklit të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here