Home Aktualitet Lindita Nikolla: E verteta qe nuk u pa nga UEFA

Lindita Nikolla: E verteta qe nuk u pa nga UEFA

155
0

linditaKryeministri Rama dhe ministrja Nikolla kanë shpërndarë në rrjetet sociale një video prej 15 minutash ku tregohet dhuna ndaj shqiptarëve në Beograd, që sipas tyre nuk u morr në konsideratë nga UEFA, e cila në vendimin e padrejtë, i dha 3 pikët në tavolinë Serbisë. Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve janë përkthyer në shqip, anglisht dhe gjermanisht.

DY PYETJE QË TË GJITHË DUHET T’IA BËJNË UEFA-s

Si shqiptare jam e tronditur si të gjithë ju nga vendimi i djeshëm i UEFA-s. Por si njeri i mësuar të mos tërhiqem nga betejat qytetare dhe të ngul këmbë deri në fund në bindjet e mia, në mbrojtje të vlerave dhe normave të mia, besoj se kemi ende për të bërë. Kemi ende për të bërë duke qëndruar në nivelin më të mirë të qytetarisë europiane. Tamam ashtu siç e kemi manifestuar si skuadër kombëtare, si bashkësi mbështetësish të kuqezinjve tanë, si Federatë Shqiptare e Futbollit dhe si qeveri e Shqipërisë, qysh prej mbrëmjes së 15 tetorit. Pa rënë në batakun e urrejtjes, mllefit, dëshpërimit që verbon shikimin dhe bllokon dëgjimin, duke të bërë të mohosh vlerat dhe normat e qytetarisë. Por pa heshtur. Pa u tërhequr përballë padrejtësisë. Dhe si Ministre e Sportit e ndjej për detyrë t’ju kërkoj të bashkoheni me mua për të vënë në jetë një ide të thjeshtë:

Në këtë video është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte dje pa mundur ta respektojë, për të respektuar Fair Play-n dhe vetveten! Por këtë të vërtetë bota nuk e ka parë përveçse në disa copëza shumë të vogla që edhe ato u sfumuan nga hutimi i çuditshëm pas një kukulle fluturake me një banderolë. Prandaj shpërdajeni sa të mundni përmes internetit në drejtim të çdo gazete, televizioni, federate futbolli, klub futbolli nëpër Evropë e botë… Postojeni në çdo adresë ku mendoni se dikush duhet ta shohë këtë të vërtetë dhe të bashkohet me ne në bindjen se vendimi i djeshëm i UEFA-s ka cënuar drejtësinë, Fair Play-n dhe Respektin që UEFA i promovon aq shumë. Ndajeni përmes facebook-ut tuaj këtë videodokument të realizuar ekskluzivisht për Komisionin Disiplinor të UEFA-s, me të gjithë yjet e futbollit europian dhe me çdo futbollist që ndiqni në rrjetet sociale.

Jam e bindur se duke bërë këtë, shumë shpejt UEFA do të kuptojë se janë shumë më tepër sy e veshë, sesa sytë dhe veshët e shqiptarëve, të cilët do të presin të shohin e të dëgjojnë si do t’i shkojë halli drejtësisë së munguar në këtë ditë të trishtueshme për Fair Play-n në Evropë dhe për drejtësinë në gjirin e UEFA-s!

Përqafime,

Lindita

Previous articleBleona dhe makina e saj prej ari
Next articleStudentet e Politeknikut ngrihen ne proteste

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here