Juventusi dhe Barcelona kanë hedhur një hap të sigurt për kualifikimin pas fitoreve në ndeshjet e para që kanë zhvilluar. Në Itali, Juve siguroi fitoren përballë Dortmundit me rezultatin e ngushtë 2-1 që lë të hapur gjithcka për ndeshjen e kthimit në Gjermani. Sfida në ‘Juventus Stadium’ ishte e mbushur me raste të shumta nga të dy ekipet dhe luftë e fortë në mesfushë.
Juve bëri një nisje të mirë teksa kaloi në avantazh me Tevez në të 13’ pas një askioni të shpejtë të Moratës, gjuajtja e të cilit u kthye nga portieri duke ia bërë të lehtë punën për të shënuar argjentiasit. Ndërsa 5’ në pas Rues vendos heshtjen në stadium duke barazuar falë gabimit të Kielinit. Megjithatë në pjesën e dytë bardhezinjtë shënojnë golin e avantazhit me spanjollin.
Një meritë të vecantë në golin e dytë kishte Pogba, që pasoi saktë në zonë për Moratën. Në ndeshjen tjetër në Angi, Barcelona mposht lehtësisht Manchester City 1-2. Anglezët mund të kishin pësuar akoma më shumë, por fati nuk ishte me spanjollët disa herë duke u dhënë mundësi kampionëve të Anglisë që të besojnë ende te ndeshja e kthimit. Golat për Barcelonën u shënuan nga Suarez, ndërsa për Cityn ngushtoi shifrat Aguero.