Home Aktualitet Shperthimet me tritol, arrestohen 4 persona, 2 te aferm te Gjutes

Shperthimet me tritol, arrestohen 4 persona, 2 te aferm te Gjutes

639
0

shperthim-tahiri-babaiKatër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në lidhje me atentatet me tritol ndaj familjes së ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri më 10 shkurt të këtij viti.  Dy prej të arrestuarve mëngjesin e sotëm janë të afërm të Emirjon Gjutës, 26-vjeçarit të cilit i përket telefoni që do të përdorej për shpërthimin e tritolit pranë vendparkimit të makinës së babait të ministrit, atentat i cili u parandalua. Bëhet fjalë për Muhedin Gjutën dhe nipin e tij Pajtim Gjuta. Ndërkohë identiteti i dy të prangosurve të tjerë ende nuk është mësuar.

Të arrestuarit akuzohen se kanë lidhje me shpërthimet me tritol që tronditën kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të 10 shkurtit, e ky dy prej sulmeve kishin në qendër familjen Tahiri, me shpërthimin e realizuar në farmacinë e Bashkim Tahirit, ndërsa bomba tjetër e vendosur në vendin ku parkonte zakonisht makinën babai i Tahirit u çaktivizua në kohë nga policia.

Ora 10:00 15 të shoqëruar për tritolet, 2 në kërkim
Burime konfidenciale nga Policia e Tiranës thanë se janë edhe 15 persona të shoqëruar për sulmet me tritol të 10 shkurtit në Tiranë. Ata janë shoqëruar gjatë natës në cilësinë e personave që lidhen apo kanë informacion mbi shpërthimin e ndodhur në farmacinë e babait të ministrit Tahiri dhe në eksplozivin e çaktivizuar tek rruga “Muhamed Gjollesha”.

Ora 09:50 4 të arrestuar për atentatet me tritol, dy të afërm të Gjutës
Të afërmit e Ermirjon Gjutës u arrestuan mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës. Fillimisht u fol vetëm për shoqërimin e tyre për llogari të hetimeve, por nga burime të sigurta, A1 Report dhe Shqiptarja.com mësuan se 4 personat ishin të arrestuar për atentatet me tritol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here