Home Aktualitet Hajduti vjedh 15 mln lekë më pas i vë zjarrin banesës

Hajduti vjedh 15 mln lekë më pas i vë zjarrin banesës

610
0

zjkarr-rruga-dibresZbardhet enigma e zjarrvënies në apartamentin te Rruga e Dibres. Sot në mbrëmje është arrestuar autori i zjarrvënies, i cili e bëri këtë pasi kishte vjedhur 15 milionë lekë.
Ngjarja ndodhi në një apartament në katin e pestë të një pallati në rrugën e Dibrës, ku për fat të mirë nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

ORA 21: 20 – ARRESTOHET AUTORI, VODHI 15 MILIONË LEKË PASTAJ I VURI ZJARRIN BANESËS
Zbardhet enigma e zjarrvënies në apartamentin te Rruga e Dibres. Sot në mbrëmje është arrestuar autori i zjarrvënies, Maringlen Gjergji, i cili i vuri flakën banesës për të maskuar ngjarjen si ngjarje aksidentale, pasi kishte vjedhur 15 milionë lekë. Sipas policisë, Gjoni ka dorëzuar gjithë sasinë e vjedhur të parave.

ORA: 15:54 -ZJARR TE NJË APARTAMENT TE RRUGA E DIBRËS, S’DIHEN SHKAQET
Një apartament në katin e pestë të një pallati në rrugën e Dibrës, është përfshirë nga flakët, ndërsa për fat të mirë nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies zjarrit që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale,ndërkohe mesohet së ne momentin e renies së zjarrit, pronarët e shtëpisë ndodheshin jashtë.
Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë dy zjarrefikse, të cilat pasi kanë shpërthyer derën e apartamentit, kanë nisur punën për vënien në kontroll të flakeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here