Home Ekonomi PNUD: Investimet, garanci për rritje ekonomike

PNUD: Investimet, garanci për rritje ekonomike

137
0

Shqipëria duhet të bëjë përpjekjet maksimale për të pasur nën kontroll borxhin publik në nivele poshtë 60 për qind. Raporti i PNUD-it “Shqipëria dhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit” thekson të njëjtën frazë që kanë dhënë edhe të tjera institucione financiare ndërkombëtare si FMN apo Banka Botërore lidhur me borxhin. Ndërkohë raporti bën një përshkrim të plotë të panoramës ekonomike shqiptare gjatë viteve të fundit të përkufizuar edhe me çështjen e krizës globale dhe fenomeneve që u shfaqën. Investimet dhe zhvillimi i social shihen si dy nga aspektet për të cilat Qeveria duhet të kujdeset, në mënyrë që të arrihen objektivat që lidhet me programin e Sfidës së Mijëvjeçarit. Nga ana tjetër pasiguria që ka lënë post- kriza në tregjet globale do të përbëjë sfidën e ekonomisë shqiptare në vijim. Raporti i PNUD e vë theksin tek të ardhurat nga emigrantët si një burim mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë. Gjithsesi, vërehet se një përkeqësim i krizës greke mund të rezultojë me pasoja negative në papunësinë e shumë emigrantëve dhe sidomos të atyre që janë të punësuar në sektorë që aktualisht po hasin vështirësi si ndërtimi dhe bujqësia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here