Home Bota Aksion antiterror, policia italiane arreston 5 shqiptarë dhe 4 italianë

Aksion antiterror, policia italiane arreston 5 shqiptarë dhe 4 italianë

728
0

Në foto i arrestuari Baki CokuTerrorizmi është vënë nën shënjestrën e shtetit italian i cili nga operacioni i koduar “ martesa” ka vënë në pranga 5 shqiptarë 4 italian dhe 1 kanadez. Sipas mediave italiane operacioni po zhvillohet në Milano Bergamo Grosseto por edhe pritet të ketë arrestime edhe në një qytet të Shqipërisë. Mediat bëjnë me dije gjithashtu se të arrestuarit i përkasin një familjeje italiane dhe një shqiptare të cilat ishin lidhur nga martesa e një çifti të ri.

Dy familjet ishin konvertuar mysliman dhe dyshohet të kenë lidhje me shoqata terroriste pasi kishin organizuar dhe një udhëtim ne Siri për tu bashkuar dhe përkrahur grupet xhihadiste

Ora 09:45 Arrestohet një shqiptar në Lushnje, i kërkuar në Itali për terrorizëm
Një 40-vjeçar nga Lushnja u arrestua nga policia e Shtetit në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër terrorizmit ku sot në Itali u vunë në pranga 10 persona, mes tyre 5 shqiptarë.
Baki Çoku u arrestua në Lushnje në orët e para të këtij mëngjesi. 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Milano-s ka lëshuar urdhrin e arrestit më 26 qershor të këtij viti për kryerjen e veprës penale të “Krijimit të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste” në Itali.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në kuadër të operacionit ndërkombëtar antiterrorizëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here