Home Aktualitet Dukagji, 2 turiste çeke vriten teksa udhetonin me makine

Dukagji, 2 turiste çeke vriten teksa udhetonin me makine

677
0

turiste-cekRreth orës 20:15, të mbrëmjes së të premtes 2 turistë çek janë ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Dukagjinit teksa ktheheshin me makinën e tyre nga një kamp çekësh të ngritur në Theth. Burime për A1 Report bëjnë të ditur se çifti i turistëve çek, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe janë vrarë me automatik në fshatin Prekal të Shkodrës teksa udhëtonin me Fuoristradë e tyre me targa çeke 4389778.

Është ende e paqartë se çfarë realisht ka ndodhur në ngjarjen e cila fillimisht në policinë e Shkodrës u raportua si një aksident e vetëm më pas u kuptua se bëhej fjalë për një vrasje.

Pista kryesore e hetimit është tentativa e grabitjes, burime nga policia bëjnë me dije për A1 Report se nga të dhënat paraprake dyshohet se autorët mund të kenë qënë 3 persona dhe njëri prej tyre ka qenë duke udhëtuar në makinën e viktimave, ku është gjetur një armë automatik, ndërsa jashtë tij një krehër me fishekë.

Ora 00:35 Gjenden gjurmë gishtërinjsh në automjet, dyshohen të autorëve
Grupi hetimor ka arritur të zbulojë disa gjurmë gishtërinjsh, të cilat nuk janë të viktimave, duke hedhur kështu dyshimet se mund të kenë gjurmët e para që do të mund të identifikonin edhe autorët e këtij krimi të rëndë. Ndërkohë që sipas burimeve dy autorët e tjerë kanë qenë me një automjet pa targa.

Ora 00:20 Shoqërohen 16 persona në polici
Për sqarimin e plotë të ngjarjes deri tani janë shoqëruar 16 persona banorë të zonës aty pranë. Policia po punon për të evidentuar elementet problematike te zonës

Ora 00:12 Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Ndërkohë që policia në një njoftim parakrap për mediat konfirmon viktimat e kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 3 korrikut.Sipas policisë MICHAEL SVATOS 27 vjeç, SUFICE , ANNA KOSINOVA 36 vjeçe, KLANDO janë viktimat e kësaj ngjarje. Policia thekson në njoftim se ëqshtë njoftuar me telefon nga një banor i këtij fshati i cili ka parë makinën me dy persona të vrarë

“Kemi marre nje telefonate nga nje shtetas ne vendin e quajtur fshati Prekal komuna Postrribe ne rruge kryesore eshte nje mjet me dy shtetas te huaj (Çek) nje djale dhe nje vajze te vrare me arme zjarri automatik. Ne vendin e ngjarjes jane nisur forcat e policise. Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore beri te mundur identifikimin e viktimave te cilat rezoltojne se jane shtetas Çeke dhe jane vrare me arme zjarri. 


MICHAEL SVATOS 27 vjeç, SUFICE .
ANNA KOSINOVA 36 vjeçe, KLANDO

cek

Targa e mjetit te Çekeve 4P8 : 9798 
Në automjet është gjetur një arme automatik , jashtë automjetit eshte gjetur nje kreher rreth 30 m larg, 2 gezhoja rreth 10 m nga kreheri.Ne drejtim te vendngjarjes jane nisur drejtoret e pergjithshem te policise Ardian Ćipa dhe Altin Qato si dhe grupet e Fnsh ku do krihet e gjithe zona. Po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes si dhe evidentimin dhe kapjen e autoreve.Dyshohet se njeri nga autoret mund te kete qene duke udhetuar me viktimat.Po vijon kqyrja e automjetit i cili eshte ne gjendje te permbysur”

Ora 23:55 Identifikohen emrat e dy turistëve çek të vrarë në Dukagjin
Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, janë dy viktimat që u qëlluan me armë ne makinën e tyre në Dukagjin.

Ora 23:50 Në fshatin Prekal mbërrijnë forcat RENEA
Në fshatin Prekal ku u qëlluan për vdekje me armë 2 turistët Çek kanë mbërritur efektivëte forcave RENEA, të cilët po kontrollojnë të gjitha shtëpitë për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarje tërëndë. Sipas policisë dyshohetse autorët e ngjarjes ndodhen në fshat. Në vendgjarje ndodhet edhe Zv. drejtori i policisë Ardian Çipa ndodhet në vendngjarje

Ora 21:30 Efektivët e policisë dhe grupi i hetuesve janë nisur drejt vendngjarjes.
Efektivët e policisë dhe grupi i hetuesve janë nisur drejt vendngjarjes për të nxjerrë trupat dhe për të hetuar në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

Gjatë sezonit turistik verorë në zonën e Dukagjinit numri i turistëve çek është i lartë dhe dyshohet se këto dy turistë ishin nisur për të shkuar në zonën e Thethit.

Aksidentet me turistë çek kanë qenë të shumta në këtë zonë, madje për gjetjen e trupave të tyre kanë ardhur edhe ekspertë nga Çekia, por që nuk kanë arritur të gjejnë trupat e tyre.  – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/vriten-2-turist—ek-n–dukagjin-q-llohen-duke-l-vizur-n–makin–302498.html#sthash.YPjWTA7L.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here