Home Bota Turqia nderton aeroportin e pare ne Europe mbi uje

Turqia nderton aeroportin e pare ne Europe mbi uje

1113
0

Turqia do të përurojë sot aeroportin “Ordu-Giresun”, i pari i ndërtuar mbi det në në vend. “Ordu-Giresun” do të jetë aeroporti i parë i ndërtuar mbi det në Turqi dhe Evropë, ndërsa i dyti i këtij lloji në botë.

Ordu-Giresun3

Sakaq, me fillimin e operimit edhe të atij “Hakkari Yuksekova”, në lindje të Turqisë, numri i aeroporteve turke do të shkojë në 55.

Nga ana tjetër, kanë nisur punimet për ndërtimin e aeroporteve lokale në zonat turistike Demre, Kash dhe Finike, në perëndim të Provincës Antalia.

Tashmë në shumicën e qyteteve turke mund të shkohet edhe nëpërmjet linjave ajrore. Numri i pasagjerëve të linjave ajrore është rritur në 166,2 milionë në vitin 2014, nga 34 milionë, që ishte në vitin 2002.

Kurse aeroportet turke me numrin më të lartë të pasagjerëve janë respektivisht ata “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen” të Stambollit, aeroporti i Antalias, “Esenboga” i Ankarasë, “Adnan Menderes” i Izmirit dhe aeroporti i Adanasë.

Në vitin 2002, fluturimet e brendshme turke realizoheshin nga 2 qendra në drejtim të 25 pikëmbërritjeve; ndërsa sot ato kryhen nga 6 operatorë të linjave ajrore dhe 7 qendra në drejtim të 53 destinacioneve.

Gjatë kësaj periudhe, numri i destinacioneve, që kompanitë ajrore turke realizojnë jashtë shtetit, është rritur nga 60 në 237; numri i pasagjerëve të linjave domestike është rritur nga 20,5 milionë në 85,4 milionë, ndërsa numri i pasagjerëve të linjave ndërkombëtare është rritur nga 35 milionë në 80,3 milionë.

Ordu-Giresun2

Ordu-Giresun

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here