Home Aktualitet Prokuroria, 43 vite burg për 3 ushtarët profesioniste, shisnin C4

Prokuroria, 43 vite burg për 3 ushtarët profesioniste, shisnin C4

721
0

krimet-e-renda-tr2TIRANË – 14 muaj pas arrestimi të 3 ushtarakëve të akuzuar për shitje trafik të lëndeve plasëse,  Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 43 vite burg.

Konkretisht Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Kleo Gjinkolën, ndërsa për Fran Kolajn dhe Alban Dodajn ka kërkuar të dënohen me 14 vite burg.

Nga hetimet rezulton se tre ushtarët profesionistë shisnin C4 për 1500-2500 Euro.  Prokuroria për Krime të Rënda kërkon një dënim total prej 43 vitesh burg për tre persona, të të akuzuar se siguronin, prodhonin dhe shisnin materiale eksplozive, me përmbajtje lëndë plasëse C4.

Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, arritën të provonin përmes një blerje të stimuluar më 26 maj 2014. Se Kleo Gjinkola, Fran Kolaj dhe Alban Dodaj, të tre ushtarë profesionistë, banues në Lezhë, prodhonin dhe shisnin sipas porosive bomba me mekanizma shpërthyer nga distanca, kundrejt shumave 1500-2500 euro.

Zbulimi i grupit
Një informacion në rrugë operative nga një agjent i policisë së Durrësit, ka çuar në zbulimin e këtij grupi dhe sekuestrimin e 6 bombave C4 me celular. Sipas informatorit këto armë dhe lëndë plasëse sigurohen prej lidhjeve shoqërore të Kleo Gjinkolës në Malin e Zi dhe Alban Donaj, Fran Kola më pas transportohen prej tij dhe në drejtim të qytetit të Durrësit, Krujës dhe Fushë–Krujës. Veç eksplozivit C4, dyshimet flisnin edhe për trafikimin e armëve të ndryshme dhe snajperave.

Blerja e stimuluar
Pas sigurimit të provave është urdhëruar kryerja e blerjes së stimuluar e eksplozivit me shpërthim të komanduar me anë të aparatit celular, blerje e cila është kryer në qytetin e Lezhës si vend i zgjedhur nga ana e shtetasve të dyshuarve. Këto bomba prodhoheshin nga të dyshuarit Alban Donaj, i cili kishte aftësi për aparatet telefonikë dhe i dyshuari Fran Kolaj, i cili siguronte lëndën plasëse dhe montimin e saj në aparatet telefonik duke pasur njohuri mbi to.

I dyshuari Kleo Gjinkola ka qenë ndërmjetës midis blerësit dhe Alban Donaj dhe Fran Kolaj. Më datë 14 korrik 2014 pas kontaktimeve të kryera më parë, të dyshuarit do t’i shisnin blerësit një sasi prej gjashtë copë eksploziv të montuar për shpërthim të komanduar me anë të aparateve të celularit. Teksa agjenti i infiltruar është afruar pranë Alban Danaj, që mbante 6 bomba me celular në çantë, kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë kryer dhe arrestimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here