Home Ekonomi Rriten investimet, Italia fal 40 mln euro

Rriten investimet, Italia fal 40 mln euro

1099
0

Ministria e Financave shpalli 15 projektet e radhës që janë përzgjedhur për t’u financuar përmes borxhit të falur nga qeveria italiane.

“Vlera e financimit të këtyre projekteve në kuadër të fazës së parë, është afërsisht 5 milionë euro, duke përmbyllur fazën e parë të investimit në shifrën 20 milionë euro me mbështetje të drejtpërdrejtë të komuniteteve, që është në linjë edhe me qasjen tonë si qeveri për përkujdesjen sociale dhe solidaritetit për shtresat në nevojë. Shtrirja gjeografike e këtyre projekteve prek pak a shumë të gjithë vendin”.

Qeveria italiane i ka falur rreth 40 milionë euro borxhe Shqipërisë, të cilat kanë financuar investime lokale në të gjithë territorin e vendit.

“Sot falë këtij programi, disa mijëra nxënës mësojnë në shkolla me kushte bashkëkohore, sipërmarrës të vegjël kanë mbështetje të drejtpërdrejtë falë financimeve, turizmi ka gjetur mbështetje falë disa ndërhyrjeve në zona të ndryshme të vendit. Kategori, shtresa në nevojë kanë gjetur një përgjigjje për problemet sociale nga më të ndryshmet”, tha Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here