Për alergjikët është mirë deti, të stresuarit mund të zgjedhin fshatin, ndërsa asma kurohet në mal. Këto destinacione ndikojnë në shëndet, shumw për mirë dhe pak për keq. Ja cilat janë ndikimet:
Deti
Kujt i bën mirë: për pushime deti është më i preferuari nga të gjithë. Janë të shumta përfitimet që marrim, në aspektin e mirëqenies dhe shëndetit. Deti bën mirë për aneminë, artritin, tiroidet, linfatizmin, sëmundjet alergjike të lëkurës, sëmundjet gjinekologjike, reumatizmale, psoriasi etj. është ideale për kë buan nga alergjia. Era e detit përmban shumë lagështi dhe ndihmon rrugët e frymëmarrjes. Efekt pozitiv ka edhe në gjëndrat tiroide, për shkak të jodit që përmban. Deti ndihmon në kurimin edhe të variceve, me kusht që të evitohen banjot e diellit. Këshillohen shëtitje në bregdet me këmbët të zhytura në ujë i cili, fal efektit të valëve, masazhon këmbët dhe ndihmon në mirëqarkullimin e gjakut.
Kujt nuk i bën mirë: në fakt, nuk këshillohet kur vuani nga ankthi apo irritomi, nga hipertensioni në shakllë të lartë, sëmundjet infektive, nga zemra apo tiroidet. Njerëzit që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të këshillohen tek mjekët, përpara se të prenotojnë pushimet në det, edhe nëse sasia e jodit që avullohet dhe që organizmi përthith është e vogël. Jodi, në fakt, është element esencial për sintezën hormonale të tiroideve, pasi siguron një sasi më të madhe hormonesh për një gjëndër.
Masat paraprake: kujdes të mos e teproni me diellin. Ekspozimi në diell në orare të caktuara të ditës, ndikon negativisht, pasi rrezet UV dëmtojnë lëkurën. Një përkujdes i veçantë duhet të tregohet ndaj fëmijëve si dhe ndaj atyre që kanë lëkurë shumë të bardhë. Edhe të moshuarit, ata që vuajnë nga zëmra apo ata që marrin medikamente, duhet të tregojnë kujdes të veçantë, pasi medikamentet shpesh herë provokojnë reaksione në lëkurë, nëse ekspozoheni gjatë në diell. Themelore për të gjithë është përdorimi i kremrave me mbrojtje të lartë, të cilët aplikohen në trup disa minuta para eksplorimit në diell.
Bukuria: është magji që bën deti. Mjaftojnë pak ditë në det dhe fytyra ndërron pamje, lëkura shkëlqën dhe sigurisht ndihesh më në formë. E gjitha meritë e përzierjes së jodit, diellit dhe ujit të kripur të cilët luftojnë kundër plakjes, stresit, celulitit dhe dehidratimit të trupit. Natyrisht i pasur me kripra minerale, nga të cilat mund të përmendim magnesin, manganin, zinkun e kromin, uji i detit hap poret e lëkurës, duke lejuar në këtë mënyrë futjen e këtyre elementeve të domosdoshëm në sistemin e gjakut,për të rregulluar çdo zhbalancim. Edhe kloruri i natriumit, që bën ujin aq të kripur, është një element i çmueshëm, pasi bën një pastrim të lehtë, eliminon qelizat e vdekura, duke bërë lëkurën e trupit dhe fytyrës të butë dhe të relaksuar.
Mali
Kujt i bën mirë: pushimet në mal janë sinonim iu relaksim. Lartësia na ndihmon të marrim frymë më mirë si dhe na relakson tepër, në nëj mënyrë që ne nuk jemi mësuar. Prezenca e joneve negative përmirëson metabolizmin dhe sasinë e oksigjenit në atmosferë, si dhe stimulojnë sistemin imunitar. Shëtitjet e gjata nëpër shtigje bëjnë mirë për zemrën, tonifikojnë muskujt si dhe ndikojnë në humbje të peshës dhe në mbajtjen në formë. Lartësia ka efekt stimulues në sistemin nervor, bën mirë për asmën bronkiale( kujdes nga alergjitë) dhe për ata që vuajnë nga tiroidet. Janë të pamohueshme efektet pozitive të aktiviteteve fizike apo ekskursionet në ambiente të pandotura, siç është mali. Edhe kur vuan nga varicet, ëhstë mirë të zgjedhësh mali, kryesisht në lartasin 800 deri në 1200 metra. Evitoni lartësitë më të mëdha, pasi mund të ketë rrezik për trombozë në vena.
Kujt nuk i bën mirë: janë të pakta argumentat kundër. Nuk këshillohet në raste kur ekziston reumatizëm i shkallës së lartë, kompensime të zmerës apo sëmundje të veshkave. Ndërsa alergjikët duhet të kenë kujdes ndaj llojeve të bimëve që jetojnë përeth zonës. Kush vuan nga presioni i lartë i gjakut dhe kush vuan nga zemra duhet t`i kushtojë vëmendje të madhe lartësive mbi 1800 metra, pasi ajëri bën që zemra të rrahë më shpejt dhe organizmi has vështirësi për përshtatje me atmosferën.
Relaksim: nuk ka dyshime në faktin që mali është shumë herë më relaksues se deti, pasi përveç qetësisë, je larg punës, celularit apo kompjuterit. Klima e freskët, pamjet madhështore të maleve, qetësia dhe shëtitjet pa fund në arëj të pastër, i japin më shumë avantazhe malit.
Fshati
Kujt i bën mirë: shikimi të shtrirë dhe të relaksuar, mushkrit tejmbushjen me ajër të pastër, rrahjet e zemrës normalizohen dhe ndjekin ritmin e natyrshëm. Mjaftojnë vetëm këto, për të kuptuar se sa mirë bëjnë pushimet në gjelbërimin e fshatit. Një mirëqenie që fillon nga qetësia mendore dhe bëhet element shëndetësor për të gjithë organizmin. Jeta në fshat është arrati ndrëthurur me qetësi, për të gjithë ata që jetojnë një jetë të zhurmshme dhe stresonte në qytete. Ka shumë përfitime shëndetësore, si: rehabilitim terapeutik për personat me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, pushimet në fshat ndihmojnë në largimin e ankthit apo edhe në zhvillim të inteligjencës. Sipas një studimi të realizuar nga Sage Colleges (Troi) , Neë-York, ka treguar se Mycobacterium vaccea, një bakter që ndodhet nëpër fshatra, është i aftë të përmirësojë inteligjencën dhe aftësinë për të kuptuar. Përveç kësaj, bakteri, i transportuara nga era, vepron si antidepresiv duke stimuluar trurin të prodhojë serototina, një lloj hormoni i humorit të mirë që rrit senisn e mirëqenies.
Kujt nuk i bën mirë:fshati është një nga destinacionet që me të vërtet bën mirë për të gjithë. Vetëm në raste të alergjive nga bimët apo bezdisjes së insekteve, nuk është rasti të zgjedhësh pushimet në fshat. Kujdes duhet të kenë personat mbi peshë duke marrë parasysh se në fshat tavolina e tej mbushur janë tepër tunduese. Duhet të çoheni nga tryeza të pangopur. Reduktoni ëmbëlsirat, yndyrnat e tepërta, evitoni ushqimet e përpunuara dhe të skuqura, brumërat. Më mirë do të ishin frutat, përimet, karbohidratet, peshk dhe mish pa dhjam.
Recetë për bukurinë: në fshat gjyshet ende ruajnë këshilla, të cilat bëjnë mirë për shëndetin, si dhe për bukurinë. Si, për shembull maskat anit-rrudhë për fytyrën, të përgatitura me qumësht apo kos të freskët dhe mjalt. Kosi natyral ëhstë tepër lehtësues, mjalti është hidratant, kurues dhe ushqyes, vaji i ullirit, frutat e freskëta e bëjnë lëkurë të shkëlqej dhe të jetë e shëndetshme. Pra, në fshat mjafton kaq pak për të qenë mirë: produkte natyrale, ambiente relaksuese dhe asnjë stres.