Home Aktualitet Arrestohet Cozman dhe Tuna, u kapen me 20 gr hashash

Arrestohet Cozman dhe Tuna, u kapen me 20 gr hashash

90
0

cozman-tunaKëngëtari u kap me 20 gr hashash te cilën e kishte fshehur në të mbathura. Pas një kontrolli rutinë të njësisë ‘Shqiponja’ Cozman i cili udhëtonte me mjetin tip ‘Range Rover’ me targa angleze PEIO SYF është shoqëruar fillmisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për verifikim dokumentacioni pasi kishte mangësi dhe për xhamat e zinj, por pas kontrollit personal iu gjet në trup një sasi narkotike e dyshuar cannabis sattiva në një sasi prej rreth 20 gramësh.

Cozman ishte nën shoqërinë e këngëtares Tuna (Altuna Sejdiu ) dhe dy personave të tjerë ku po ktheheshin nga një koncert i mbajtur tek ish piramida. Ndalimi është bërë nga policia në zonën pranë kryqëzimit të Stacionit të Trenit.

Fillimisht këngëtarja Tuna ka kundërshtuar verbalisht kontrollin duke u shprehur se ‘Unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni’, por më vonë pasi iu gjet lënda narkotike të dashurit të saj këngëtarit Cozman, Altuna ka kërkuar mëshirë nga ana e efektivave të policisë duke u shprehur: ‘Ju lutemi na falni se hashashin e kemi për përdorim vetjak’.

Pas konstatimit të lëndës narkotike Cozman është prangosur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme hetimore në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë. E ndaluar është mbajtur dhe këngëtarja Tuna, për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Akuza që rëndon mbi këngëtarin Cozman është ajo e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike e parashikuar nga neni 283 i kodit penal ku dënimi parashikohet nga 5 deri në 10 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here