Veshkat janë nga organet më të rëndësishme në trupin tonë pasi ndihmojnë në filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për ti larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit.
Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektrolitve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.
Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat me kalimin e kohës, si dhe krijojnë shpesh herë gurë.
Kur gurët krijohen, është e preferueshme që ata të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave.
Sipas studimeve të fundit, një nga dhjetë persona vuajnë nga gurët në veshka.
Më poshtë është një recetë natyrale për të pastruar veshkat tuaja.
Përbërësit që ju duhen:
-1 portokall i qëruar
-1 limon
-1 mollë
-4 pjesë të shalqirit
-4 kube akuj
Përzieni të gjithë përbërësit në mikser (blender) dhe konsumojeni këtë lëng. Eshte e rendesishme qe te gjithe përbërësit duhet të jenë organik dhe te fresket.