Home Aktualitet Vizita e Vuçiç paralizon Tiranen

Vizita e Vuçiç paralizon Tiranen

586
0

vucic-ramaVizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë do ta gjejë policinë e kryeqytetit në gatishmëri të plotë ku në një pjesë të akseve të rëndësishme do të jetë i ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Në vizitën e parë të një kryeministri serb në vendin tonë, është hartuar një plan masash konkret, ku nga ora 10:00 do të nisë bllokimi i hyrjes për në autostradën Tiranë-Durrës. Gjithashtu, aksi Rinas-Qafë Kashar, mbikalimi i Kamzës, rruga e Durrësit, Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza do të kenë kufizime gjatë vizitës dy ditore të Vuçiç në Tiranën zyrtare.

Ndërkohë, prej dy ditësh në Tiranë kanë mbërritur agjentë të sigurisë së gardës serbe të cilët do të garantojnë personalisht sigurinë e kryeministrit Vuçiç. Ndërsa nga pala shqiptare, të angazhuar në terren do të jenë edhe shërbimet inteligjente si dhe drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit.

Vizita e Vuçiçit, pritet të monitorohet edhe një helikopteri “Cugar” i Ushtrisë, për çdo emergjencë të mundshme.

Masat për vizitën e Vuçiç janë përqendruar edhe në ambasadën serbe, e cila do të jetë e rrethuar nga efektivë të rendit.

Policia e Tiranës i drejtohet me apel qytetarëve që në këto dy ditë të shmangin në masë lëvizjen me makina, por të përdorin më shumë transportin publik dhe motoçikletat për të mos krijuar trafik e probleme në qarkullimin rrugor.

Duke nisur nga sot në orën 23:59 nuk do të lejohet asnjë parkim në aksin rrugor: Rinas- ­Qafë Kashar­, Sheshi “Shqiponja­”, Rruga “Dritan Hoxha” (në të dyja senset) – Rruga e Durrësit­, Sheshi Skënderbej­, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ­Rruga “Ismail Qemali” (nga TVSH në drejtim të Liceut) – Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Njoftimi zyrtar i Policisë Tiranë për bllokimin e rrugëve:
Duke filluar nga ora 10.40 datë 27-28.Maj do të ketë kufizim deri në bllokim lëvizje në hyrje të autostradës. Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga “Ura e Elbasanit” , bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me Shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 23:59 datës 26 Maj në akset rrugore si më poshtë:

Nga rruga e “Rinasit”, në “Qaf Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje-dalje), rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), rruga e Elbasanit deri te pallati i “Brigadave”
Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti”

Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq.

Ndalohet qarkullimi i pjesshëm dhe i përkohshëm të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 1040 deri në përfundim të aktivitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here