Home Teknologji Microsoft, Yahoo dhe AOL aleancë kundër Google dhe Facebook

Microsoft, Yahoo dhe AOL aleancë kundër Google dhe Facebook

1012
0

Tre gjigantë të botës së internetit Microsoft, Yahoo dhe AOL kanë formuar një aleanca kundër Google dhe Facebook sa i takon shërbimit të reklamave. Aleanca është bërë e ditur këtë javë dhe ka për synim të shesh hapësira për reklamimin me një çmim të ulët.

Zv.presidenti ekzekutiv i Yahoo, Ross Levinsohn është shprehur se kjo synon ndryshime fondamentale në tregun e reklamave në internet. Tre kompanitë po kërkojnë të ngjallin interes tek kompanitë që kanë nevojë për reklama pasi vëmendja e tyre është drejtuar plotësisht tek Google dhe Facebook.

Aktualisht Facebook është kompania më atraktive për reklama në internet duke qenë se më shumë se 800 000 njerëz janë anëtar në këtë rrjet.

Nga përllogaritjet rezulton se Facebook merr 16% të reklamave. Yahoo kishte 18% në vitin 2008 ndërsa aktualisht ka 13%. Ndërsa Google nga 18% në vitin 2008 sot është në kuotën e 9%. Kurse Microsoft qëndron në 5% dhe AOL rreth 4%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here