Home Sociale Maturantet zhvillojne sot provimin e matematikes me 25 pyetje

Maturantet zhvillojne sot provimin e matematikes me 25 pyetje

570
0

Rreth 40 mijë maturantë do të zhvillojnë ditën e sotme provimin e matematikës. Provimi nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 1 orë e 30 minuta.

Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë.

“Maturanti praqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse. Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së saktë. Nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike”, thotë Ministria e Arsimit.

Provimet e tjera
Ky është provimi i tretë i maturës shtetërore, pas atij të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë-Letërsisë. Ministria e Arsimit thotë se përgjigjet e provimit të Gjuhës së Huaj pritet të dalin brenda datës 20 qershor, ndërkohë që përgjigjet e Gjuhë-Letërsisë, pritet të dalin deri në datën 27 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here